LAJMI I FUNDIT:

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë: Shqiptarët janë aktualisht të pafuqishëm për ta bërë bashkimin kombëtar

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë: Shqiptarët janë aktualisht të pafuqishëm për ta bërë bashkimin kombëtar

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka, ka thënë që shqiptarët nuk e kanë aktualisht forcën për ta realizuar bashkimin kombëtar.

“Tezat për ndryshim territoresh, kufijsh, skicat e të tjera kanë qarkulluar edhe për Kosovën. Ju e dini para pak kohës ishte aktivizuar nëpërmjet Vuçiqit, Thaçit dhe Edi Ramës për shkëmbim territoresh ose për ndarjen e Kosovës, ose njëfarë rikonfigurimi për të arritur një marrëveshje përfundimtare finale, dhe unë kam qenë kundër një teze kundër interesit shtetëror të Kosovës, por edhe kundër atyre kombëtare shqiptare.”


“Sepse në momentin e tanishëm, në kontekstin dhe raportin e forcave që ekzistojnë e kam parasysh raportin e fuqive ndërkombëtare, as ne, as Shqipëria, as Kosova, por edhe në përgjithësi shqiptarët në rajon nuk janë aq të fuqishëm sa të realizojnë këtë projekt madhor që ekziston që nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit”, tha Lauka në KlanKosova.

Sipas Laukës, është shumë e rëndësishme që shqiptarët t’i njohin arritjet e tyre që nga fundi i Luftës së Ftohtë, mes tyre edhe pavarësinë e Kosovës.

“Për mua, shqiptarët janë në fazën kur duhet të përtypin mirë ato arritje që kanë siguruar që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë”.

“Është Kosova e pavarur, disa këtu nuk e dine akoma që këtu është e pavarur”.

“Përderisa kemi udhëheqës shteti këtu që e vënë në pikëpyetje statusin e Kosovës, do të thotë që ata s’e kuptojnë hiç se çka ka ndodhë”.

Sipas Laukës, ndryshimi i kufijve në Ballkan sjell lëvizje popullsish e që më pas rrjedha e ngjarjeve do të merrte përmasa tragjike.

“Ndryshimi i kufijve në Ballkan, historikisht të paktnë, ka treguar që sjell më vete lëvizje  të popullsive, lëvizjet e popullsisë e dimë se çfarë pasojash tragjike sjellin më vete”.

“Edhe Amerika, edhe Bashkimi Evropian, të paktën këta që janë aleatë tanë kanë synuar mbylljen e konflikteve dhe ndërtimin e shoqërive jo monoetnike por shumetnike dhe Kosova vetë është një shembull i ndërtimit të një shoqërie  të tillë.

“Në qoftë se ju kujtohet, parimi bazë që njihet edhe si i Ibadintrit, është njohja e kufijve republikanë të ish-Jugosllavisë”, tha Lauka.

Në trend Lajme

Më shumë
KFOR-i mohon se ndërmjetësuan për largimin e paramilitarëve serbë nga Banjska

KFOR-i mohon se ndërmjetësuan për largimin e paramilitarëve serbë nga Banjska

Siguri
Paradite polic, pasdite sigurim në diskotekë – IPK po i heton këto raste

Paradite polic, pasdite sigurim në diskotekë – IPK po i heton këto raste

Lajme
Turistët nga Kosova braktisin Durrësin pas liberalizimit të vizave

Turistët nga Kosova braktisin Durrësin pas liberalizimit të vizave

Lajme
Muharremi bën analizën e popullsisë: Po del që nga 2011-ta, Kosovën e lëshuan për çdo vit 40 mijë persona

Muharremi bën analizën e popullsisë: Po del që nga 2011-ta, Kosovën e lëshuan për çdo vit 40 mijë persona

Sociale
Nga drama e eksodit, deri tek suksesi i shqiptarëve në Itali - Rama kryen edhe vallen e dytë kuqezi

Nga drama e eksodit, deri tek suksesi i shqiptarëve në Itali - Rama kryen edhe vallen e dytë kuqezi

Lajme
Rohde e Guerot te vila romake në Klinë: Shumë vende arkeologjike ende nuk janë eksploruar

Rohde e Guerot te vila romake në Klinë: Shumë vende arkeologjike ende nuk janë eksploruar

Lajme
Kalo në kategori