LAJMI I FUNDIT:

17 të vdekur dhe 599 raste të reja me coronavirus në Kosovë

17 të vdekur dhe 599 raste të reja me coronavirus në Kosovë
Foto: Ilustrim

Brenda 24 orëve të fundit në Kosovë nga coronavirusi kanë humbur jetën 17  persona, ndërsa janë konfirmuar 599 raste të reja.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.576 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 599 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 17 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.


“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (77, 66, 51 vjeç), Ferizaj 2 raste (79, 63 vjeç), Gjilan 2 raste (81, 70 vjeç), Kamenicë 2 raste (69, 67 vjeç), Klinë 2 raste (81, 68 vjeç), Mitrovicë 2 raste (80, 73 vjeç), Gjakovë 1 rast (78 vjeç), Obiliq 1 rast (58 vjeç), Podujevë 1 rast (63 vjeç), Viti 1 rast (72 vjeç)”, njofton IKSHPK.

Numri total i rasteve pozitive është 100.135 raste nga 490.546 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.039 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 868 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 85.196 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.900.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 128 raste, Gjilan 63 raste, Ferizaj 62 raste.

Mitrovicë 46 raste, Gjakovë 44 raste, Podujevë 38 raste, Pejë 32 raste, Fushë-Kosovë 29 raste, Vushtrri 26 raste.

Lipjan 19 raste, Deçan 11 raste, Kaçanik 11 raste, Obiliq 11 raste, Prizren 11 raste, Skenderaj 11 raste, Klinë 9 raste.

Leposaviq 8 raste, Drenas 7 raste, Kamenicë 6 raste, Shtime 6 raste, Istog 5 raste, Malishevë 4 raste, Suharekë 4 raste, Viti 3 raste, Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Junik, Zubin-Potok dhe Zveçan. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama zbulon drejtuesit e rinj politikë të PS-së, befasi në Tiranë

Rama zbulon drejtuesit e rinj politikë të PS-së, befasi në Tiranë

Lajme
Reuters shkruan për bllokimin e pikave kufitare Serbi-Kosovë

Reuters shkruan për bllokimin e pikave kufitare Serbi-Kosovë

Lajme
Padia e MAPL-së ndaj Komunës së Graçanicës, gjykata shtyn ekzekutimin e rregullores për lejet e ndërtimit deri në vendimin final

Padia e MAPL-së ndaj Komunës së Graçanicës, gjykata shtyn ekzekutimin e rregullores për lejet e ndërtimit deri në vendimin final

Jehona Hulaj
Pse ndërkombëtarët nuk reaguan pas bllokimit të kufijve nga Serbia, flasin analistët

Pse ndërkombëtarët nuk reaguan pas bllokimit të kufijve nga Serbia, flasin analistët

Lajme
Kontigjenti shqiptar i KFOR-it në Kosovë e nis me stërvitje për menaxhimin e trazirave

Kontigjenti shqiptar i KFOR-it në Kosovë e nis me stërvitje për menaxhimin e trazirave

Lajme
U filmua me dron teksa kujdesej për kanabisin, kapet i kërkuari në Malësi të Madhe

U filmua me dron teksa kujdesej për kanabisin, kapet i kërkuari në Malësi të Madhe

Lajme
Kalo në kategori