LAJMI I FUNDIT:

Koeman publikon listën e lojtarëve të ftuar për El Clasico, dy rikthime të mëdha te Barcelona

Koeman publikon listën e lojtarëve të ftuar për El Clasico, dy rikthime të mëdha te Barcelona

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman ka publikuar listën me 23 futbollistë të ftuar për ndeshjen El Clasico ndaj Real Madridit.

Barcelona udhëton nesër (e shtunë) drejt Real Madridit për ndeshjen e dytë El Clasico të sezonit, e vlefshme për javën e 30-të në La Liga.


Të dy klubet vijnë nga një formë pozitive dhe me gjasa të mira për titullin kampion, kështu që nuk duan të gabojnë.

Ramos: Kemi vuajtur kundër Messit, Real Madridi do të kishte fituar më shumë trofe nëse nuk do të ishte ai
Lexo po ashtu Ramos: Kemi vuajtur kundër Messit, Real Madridi do të kishte fituar më shumë trofe nëse nuk do të ishte ai

Trajneri Koeman tashmë pas stërvitjes së fundit në mëngjesin e sotëm (e premte) ka publikuar listën me lojtarët e ftuar.

Koeman ka vendosur t’i ftojë plot 23 futbollistë për këtë El Clasico, ndërsa në listë janë dy rikthime të mëdha.

Gerard Pique dhe Sergi Roberto janë dy lojtarët e rikthyer nga lëndimet dhe të gatshëm për takimin ndaj Los Blancos.

Lista me lojtarët e ftuar: Ter Stegen, Inaki Pena, Arnau Tenas; Dest, Sergi Roberto, Pique, Lenglet, Araujo, Mingueza, Umtiti, Jordi Alba, Junior; Busquets, De Jong, Pedri, Pjanic, Riqui Puig, Ilaix; Messi, Griezmann, Dembele, Trincao dhe Braithwaite. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

Premier League
Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Premier League
Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Premier League
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Kalo në kategori