LAJMI I FUNDIT:

Ekskluzive: Lëvizje të reja në Ministri të Drejtësisë – Metije Ademi emërohet zëvendësdrejtore e Shërbimit Sprovues, në vend të Kadri Halitajt

Ekskluzive: Lëvizje të reja në Ministri të Drejtësisë – Metije Ademi emërohet zëvendësdrejtore e Shërbimit Sprovues, në vend të Kadri Halitajt

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka vazhduar me shkarkimin e zyrtarëve në këtë institucion.

Haxhiu ditë më parë kishte shkarkuar Kadri Halitajn nga pozita e zëvendësdrejtorit të Shërbimit Sprovues, ndërsa në këtë pozitë ka emëruar Metije Ademin.

Në vendimin të cilin e ka siguruar Telegrafi, shkruan se ky vendim është marr në bazë të kompetencave që ka ministrja Haxhiu.


“E caktuara nga pika 1 e këtij vendimi, ushtron detyrat dhe përgjegjësit në pajtim me legjislacionin përkatës në fuqi.

Zonja Metije Ademi, drejtore e Drejtoratit për lirim me kusht dhe programe në Shërbimin sprovues caktohet zëvendësuese e Drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit sprovues në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë”.

Më poshtë mund ta lexoni vendimin e Haxhiut.

Ndryshe, ditë më parë Haxhiu kishte shkarkuar tre zyrtarë nga Divizioni për Mbrojtje Juridike në Gjykatën Speciale. /Telegrafi/