LAJMI I FUNDIT:

Kërkimet për nënën dhe dy fëmijët, Forcat e Armatosura nisen drejt Shkodrës

Kërkimet për nënën dhe dy fëmijët, Forcat e Armatosura nisen drejt Shkodrës

Forcat e ushtrisë janë nisur ditën e sotme drejt Shkodër për të dhënë ndihmën në gjetjen e tre trupave të nënës me dy fëmijëve, të cilët dyshohet se janë mbytur në ujërat e Bunës.

Njësia speciale e Forcave të Armatosura do të ndihmojë në operacionin e kërkimit që po zhvillohet që nga dita e djeshme nga RENEA dhe FNSH për gjetje e tre trupave të pajetë që dyshohet se janë mbytur në lumin Buna.


Nëna dhe fëmijët u hodhën në lumin Buna, 9-vjeçarja përcillet sot për në banesën e fundit
Lexo po ashtu Nëna dhe fëmijët u hodhën në lumin Buna, 9-vjeçarja përcillet sot për në banesën e fundit

Alma Arrazi, 39 vjeçe dhe 3 fëmijët e saj të mitur u raportuan të humbur tri ditë më parë nga kryefamiljari Ergys Arrazi, ndërsa një ditë më parë u gjet në lumin Bunë trupi i pajetë i vajzës 9-vjeçare të çifit duke shtuar dyshimet se nëna dhe fëmijët mund të jenë mbytur. /Telegrafi/