Ende nuk është caktuar data e mbajtjes së seancës për zgjedhjen e presidentit të vendit, ndonëse dita e premte, 2 prill dhe dita e martë, 6 prill janë përmendur si data kur do të mund të mbahej seanca.
Ditë më parë lidhur me zgjedhjen e presidentit të vendit ishte deklaruar edhe kryeministri Albin Kurti.
Ai kishte thënë se seanca për zgjedhjen e presidentit do të mbahet sapo të bëhet zëvendësimi i deputetëve që tashmë janë bërë ministra.
“Posa të bëhet zëvendësimi i deputetëve që janë bërë ministra, do të mund të thërrasim një seancë të radhës, në të cilën padyshim sigurt atë që e votoj populli me 300 mijë vota do të mund ta legjitimojmë edhe me votat e nevojshme në Kuvend”, ka thënë Kurti.
Seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës është këtë të premte, 2 prill dhe në këtë seancë pritet të bëhet betimi i deputetëve të rinj, që zëvendësojnë ata që kanë marr poste ministrore.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se LDK do të qëndrojnë në Kuvend kur do të zgjidhet presidenti, ndonëse nuk dihet saktë nëse do të jenë 15 votat e LDK-së, kur dihen raportet e kandidates për presidente Vjosa Osmani, me deputetet e LDK-së, Agim Veliu, Avdullah Hoti dhe Driton Selmanaj.
Abdixhiku kishte thënë se pas një diskutimi të hapur kanë marrë vendim që LDK nuk do të bëjë obstruksione në zgjedhjen e presidentit të vendit dhe LDK si gjithherë do të ushtrojë detyrimin kushtetues e të marr pjesë në votim për presidentin e vendit, pa paragjykuar votimin e deputetëve.
Ai pas takimit që kishte me deputetët e partisë të tij tha se ky është vendimi i Kryesisë së partisë dhe këtë vendim ua komunikuar deputetëve.
“Pres që secili deputet të respektojë vullnetin kolektiv të shumicës dhe të mos pengojë kursin e ri të LDK-së drejt rikthimit tonë origjinal. Pres të sillen si institucionalist dhe të kapërcejnë veten dhe çfarëdo hidhërimi që mund ta kenë”, tha kryetari i LDK-së.
Ndërkaq, Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë thënë se nuk do të votojnë Vjosa Osmanin për presidente.
Enver Hoxhaj në një konferencë shtypi tha se Partia Demokratike e Kosovës e mbështet procesin e konstituimit të institucioneve shtetërore, të cilat duhet të ofrojnë stabilitet të brendshëm, përballim me pandeminë dhe krizën ekonomike, si dhe ta forcojë pozicionin ndërkombëtar të Kosovës.
Por, krijimi i tyre, sipas Hoxhajt, nuk do të duhej të rrezikoj demokracinë, polarizoj shoqërinë, kërcënoj ndarjen e pushteteve dhe as instalimin e një sistemi një partiak ku të gjitha pushtetet do të kontrolloheshin nga një parti politike.
Ndërkaq, Ramush Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se partia e tij nuk ka ndryshuar qëndrim sa i përket çështjes së zgjedhjes së presidentes.
Haradinaj në një konferencë për media, ka thënë në takimin që ka pasur me Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin, nuk iu është kërkuar bashkëpunim për këtë çështje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Zgjedhjet e 11 majit, Balla-opozitës: Të shtyjmë me 10 ditë regjistrimin e kandidatëve
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë
Fushata zgjedhore në 10 ditët e fundit, analistët: Partitë po evitojnë përplasjet, duan të ruajnë bazën e votuesve
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?