LAJMI I FUNDIT:

Aktakuzë ndaj 31 personave në rastin e “patentë shoferëve”

Aktakuzë ndaj 31 personave në rastin e “patentë shoferëve”

Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton se Departamenti i Krimeve të Rënda, konkretisht Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, sot, pas një pune të gjatë hetimore, në kohëzgjatje rreth dy vitesh, ka ngritur aktakuzë ndaj 31 personave për rastin e patentë shoferëve.

Aktakuza është ngritur ndaj: N.LL., F.A., F.E., F.F., A.B., L.Sh., A.R., F.L., Sh.Z., E.B., D.ZH., N.B., A.M., L.A., M.M., A.T., P.T., B.J., S.RR., F.F., B.P., N.Th., S.B., E.L., D.I., E.F., M.R., H.H., M.D., L.H. dhe B.J., për shkak se në këtë rast është gjetur se ekziston dyshimi i bazuar mirë se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar “, “Pranimi i ryshfetit në sektorin privat”, “Moslajmërimi i veprave penale apo kryesve të tyre”, “Rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve“.


Ata po ashtu akuzohen për “Zbulimi i fshehtësisë zyrtare”, “Dhënia e ryshfetit”, “Dhënia e ndihmës në kryerjen e veprës penale të pranimit së ryshfetit në sektorin privat”, “Dhënia e ryshfetit në sektorin privat”.

Lidhur me këtë rast, në Gjykatën Themelore në Prishtinë është deponuar edhe urdhri për shpalljen e shtatë dëshmitarëve bashkëpunues dhe një marrëveshje për pranimin e fajësisë.

Po ashtu në këtë aktakuzë, prokurori i rastit ka kërkuar dënimin plotësues- ndalimin e ushtrimit të profesionit për 21 zyrtarë publik të përfshirë në vepra penale nga kapitulli 23 të korrupsionit zyrtar dhe kundër detyrës zyrtare, si dhe është kërkuar anulimi i testit për patentë shofer për 45 kandidatë.

Prokurori i Shtetit, të njëjtën aktakuzë e ka proceduar në gjykatën kompetente për trajtim të mëtejmë.​ /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
Kalo në kategori