LAJMI I FUNDIT:

Shkencëtarja paralajmëron që SHBA-të mund të përballen me “shkatërrimin e afërt” – ndërsa rastet me COVID-19 rriten në të gjithë vendin

Shkencëtarja paralajmëron që SHBA-të mund të përballen me “shkatërrimin e afërt” – ndërsa rastet me COVID-19 rriten në të gjithë vendin

Një shkencëtare e vjetër ka paralajmëruar që SHBA-të do të mund të përballet me “shkatërrimin e afërt” ndërsa rastet e coronavirusit dhe pranimet në spital rriten në të gjithë vendin.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, drejtoresha e agjencisë së shëndetit publik të SHBA-së, Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), po fliste në një konferencë në Shtëpinë e Bardhë kur tha se do të shkonte “jashtë skenarit”.


“Do të reflektoj mbi ndjenjën e përsëritur që kam për shkatërrimin e afërt”, tha Dr. Rochelle Walensky, duke shtuar “kemi kaq shumë arsye për shpresë, por tani jam e frikësuar”.

Ndryshe, rastet e reja me Covid-19 kanë arritur rreth 60,000 në ditë gjatë javës së kaluar, një rritje prej rreth 7%, sipas CDC.

Dhe dr. Walensky tha se ajo nuk donte që SHBA të përballeshin me një rritje tjetër të rasteve dhe vdekjeve siç ka ndodhur në shumë vende evropiane.

Siç raportohet, rastet janë rritur veçanërisht shpejt në Michigan dhe në veri-lindje të vendit, duke përfshirë Connecticut dhe New York, sipas New York Times.

Ndërkohë duke folur në një fjalim televiziv nga Shtëpia e Bardhë, Presidenti Joe Biden lëshoi një lutje drejtuar guvernatorëve të shtetit për të rivendosur ligjet që u kërkojnë qytetarëve të mbajnë maska.

Ai gjithashtu premtoi se deri në mes të prillit, 90% e të rriturve amerikanë do të ishin në gjendje të merrnin një vaksinë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Policia bastis zyrat e Parlamentit të BE-së në hetimin për

Policia bastis zyrat e Parlamentit të BE-së në hetimin për "Russiagate"

Evropa
Suedia transferon paketën e saj më të madhe ushtarake për Ukrainën, kap vlerën e 1.16 miliard eurove

Suedia transferon paketën e saj më të madhe ushtarake për Ukrainën, kap vlerën e 1.16 miliard eurove

Evropa
Japonezi që shpenzoi 14 mijë euro për t'u

Japonezi që shpenzoi 14 mijë euro për t'u "bërë" qen trondit sërish - tani tregon se në çfarë kafshë dëshiron të shndërrohet

Azia
Koreja e Veriut hedh qindra balona me mbeturina në Korenë e Jugut

Koreja e Veriut hedh qindra balona me mbeturina në Korenë e Jugut

Azia
Britaniku me vetëm një goditje mbyt pedofilin rus, i kërkoi marrëdhënie intime vajzës së tij të mitur

Britaniku me vetëm një goditje mbyt pedofilin rus, i kërkoi marrëdhënie intime vajzës së tij të mitur

Azia
Një rreshtim i rrallë i gjashtë planetëve do të vijë së shpejti - çfarë do të thotë kjo për Tokën?

Një rreshtim i rrallë i gjashtë planetëve do të vijë së shpejti - çfarë do të thotë kjo për Tokën?

Botë
Kalo në kategori