LAJMI I FUNDIT:

E ardhmja e Sabitzer në Angli, tri skuadrat e mëdha duan mesfushorin austriak

E ardhmja e Sabitzer në Angli, tri skuadrat e mëdha duan mesfushorin austriak

Marcel Sabitzer mund të jetë ylli i radhës që do të largohet nga RB Leipzig.

Mesfushori austriak prej shtatë vitesh është pjesë e skuadrës gjermane ku ka shkëlqyer gjatë kësaj periudhe.


Paraqitje jashtëzakonisht të mira kanë bërë që emri i tij të lidhet me skuadrat e mëdha angleze.

Mediat në Angli kanë raportuar se tri skuadrat e mëdha, Arsenal, Manchester United dhe Tottenham Hotspur janë vënë në ndjekje të austriakut.

27-vjeçari është duke kaluar formë fantastike dhe mund të bëjë hapin e madh për ta pranuar njërën nga ofertat angleze.

Sabitzer këtë edicion ka shënuar shtatë gola dhe ka bërë gjashtë asistime në 31 takime të zhvilluara.

Leipzig është gati ta lë të lirë yllin e skuadrës nëse vije një ofertë mbi 40 milionë euro. /Telegrafi/