Mbahet edicioni i 9-të i ngjarjes më të madhe kombëtare për teknologji ‘Albanian ICT Awards’
Sipërmarrja, inovacioni dhe zhvillimi përmes teknologjisë sot janë zemra e shoqërisë moderne. Ndikimi social dhe ekonomik i COVID-19 ka mbajtur peng mundësi të panumërta për shumë njerëz në mbarë botën.
Megjithatë ekziston një grup sipërmarrësish të rinj dhe inovativ të cilët kanë gjetur mundësi duke rivlerësuar plotësisht konceptin e suksesit. Duke përdorur fuqinë e teknologjisë, këta sipërmarrës shkëlqejnë sot si një dritë shprese duke gjetur mënyra inovative për ta bërë botën një vend më të mirë për t’u jetuar.
Sot për këta sipërmarrës nis një aktivitet i cili dëshmon se asnjëherë më parë nuk ka qenë momenti më i mirë për inovacionin.
Albanian ICT Awards uli siparin e edicionit të 9-të përmes një aktiviteti me prezencë fizike dhe virtuale me 10 panelistë dhe 70 pjesëmarrës.
Në këtë panel nderuan me pjesëmarrjen e tyre Altin Petre, CEO i Digitalb; Dr. Ilir Çapuni, pedagog në Universitetin e Malit të Zi dhe Marin Barleti; Azir Aliu, pedagog Universiteti i Evropës Juglindore; Bora Muzhaqi, këshilltare EBRD pranë Ministrisë së Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes; Greta Lekaj, drejtuese e Marketingut dhe PR pranë Bankës Raiffeisen; Visar Jasiqi nga RIT Kosovo; Dr. Ing. Julia Hoxha, CEO dhe bashkëthemeluese e Zana, Betim Drenica, CEO i Quantix; Juxhin Radhima, CEO i Ipervox; Elkida Bazaj, fituese Diploma e Vitit në edicionin e 8-të.
“Shqiptarët kanë ditur të tregojnë talent përtej kufijve, por ka qenë e vështirë të identifikohet ky talent brenda kufijve tanë, pikërisht këtu nis misioni tashmë 9 vjeçar i Albanian ICT Awards”, tha bashkëthemeluesi i ICT Awards, Kushtrim Shala në hapjen e këtij takimi.
I organizuar në formatin e një takimi informues rreth Albanian ICT Awards, pyetje dhe diskutime u shkëmbyen mes panelistëve të cilët ndanë eksperiencat e tyre si anëtarë juria, si finalistë e fitues por edhe si mbështetës së kësaj ngjarje të përvitshme inovacionit.
E ftuar në këtë sesion informues, Bora Muzhaqi riktheu vëmendjen tek ligji i start-upeve për të cilin tha se energjia dhe entuziasmi i të rinjve kanë qenë frymëzimi që e shndërruan në realitet. Ajo kujtoi lehtësitë fiskale që ka ky ligj dhe bizneset e reja në dy vitet e para të rrugëtimit të tyre por edhe grantet shtetërore që do të shkojnë për ta.
Duke folur për rëndësinë e inovacionit, Greta Lekaj nga një prej bankave me shërbimet më inovative në treg Raiffeisen, e përkufizoi ICT Awards si një prej ngjarjeve me ndikimin më të lartë për inovacionin në Shqipëri.
Kryetari i jurisë në edicionin e 8-të të ICT Awards, Altin Petre kujtoi për ndjekësit sfidat me të cilat u përball kjo garë, hapja e të cilës përkoi pikërisht me situatën pandemike të COVID-19. Në kërkim të normalitetit të ri, ai tha se niveli i aplikimeve ka vijuar çdo vit me rritje dhe kjo nuk përjashton as edicionin e kaluar e cila atë kohë u organizua në rrethana jo normale.
Gjatë takimi informues ishin të ftuar dy të rinj, të cilët me punën dhe përkushtim e tyre edhe pse nuk kanë qenë fitues në një edicion të ICT Awards, përfaqësojnë atë që kategoria Ylli në Ngritje e kësaj gare kërkon.
Amar Iseni nga Bujanovci ka zhvilluar një lojë quajtur “Time Zoid” me gjuhën e programimit Unity. Këto lojëra ai i zhvilloi gjatë kohës së pandemisë.
Jusuf Rrustaj ka qenë një prej garuesve në ICT Awards në të kaluarën dhe ka krijuar një robot të cilin e quan “SPAC”. Ai thotë se njësoj siç SPAK lufton korrupsionin, SPAC-u i tij lufton virusin COVID-19 që korrupton trupin.
Gara e këtij edicioni do të përqendrohet rreth 9 kategorive: Inovacioni i Vitit, Startupi i Vitit, Diploma e Vitit, Ylli në Ngritje, Femra në ICT, Shërbimi Publik i Vitit, Siguria Kibernetike dhe COVID Response.
Gara e cila zyrtarisht hapet më 26 mars, për herë të parë do të organizohet një eveniment plotësisht virtual, një hapje krejtësisht ndryshe nga vitet e kaluar për shkak të situatës së krijuar nga pandemia COVID-19. Aplikimet në këtë garë do të mbeten të hapura deri më 30 prill.
Edicioni i 9-të i Albanian ICT Awards nis misionin e tij këtë vit me mbështetjen e sponsorëve tradicionalë si Banka Raiffeisen, Fondacioni Dritan Hoxha, Albvision por edhe sponsorëve të rinj si Dev.al. Sponsorë dhe mbështetës të tjerë janë Albsoft, Baboon, AUK, Universiteti Metropolitan, Soft & Solution dhe 3i Solution.
Që nga themelimi ICT Awards ka vlerësuar mbi 1,000 projekte në fusha dhe kategori të ndryshme ndërsa 100 prej tyre janë shpërblyer.
Rreth ICTS Media
ICTS Media është shtëpia botuese lider në rajon në fushën e teknologjisë dhe informacionit.
Themeluese e garës mbarëkombëtare në teknologji Albanian ICT Awards, akseleratorit rajonal të start-upeve Uplift Albania dhe mbështetëse e aktiviteteve të ngjashme në këtë sektor në Shqipëri.
Laboratori multi-funksional ICTS Lab me disa prej kurrikulave më të avancuara ndërkombëtare vjen si një fryt i eksperiencës së ICTS Media.
Shtëpia botuese është publikuese e disa prej medieve online më të ndjekura në teknologji si PCWorld Albanian. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFacebook Messenger më në fund ka marrë disa përmirësime
Nëse keni një nga këta router, zëvendësoni menjëherë
"CarynAl më bëri milionere në moshën 24-vjeçare", influencuesja që krijoi versionin digjital të vetes rrëfen historinë personale
Android 16 i zhbllokuar për disa përdorues: Çfarë dimë deri tani?
Premiera: Samsung Galaxy A16
Dimensity 9200+ me rezultate më të larta në Geekbench sesa Snapdragon 8 Gen 2
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë