LAJMI I FUNDIT:

DJI prezantoi dronin Avata 2, më i mirë dhe më i lirë se paraardhësi i tij

DJI prezantoi dronin Avata 2, më i mirë dhe më i lirë se paraardhësi i tij

Kompania DJI prezantoi dronin e ri Avata 2 FPV, i cili paraqet një rast të rrallë që pasardhësi të jetë më i mirë dhe më i lirë se paraardhësi i tij.

Droni i ri vjen me cilësi më të mirë imazhi falë kamerës 12 MP Super Wide Angle, e cila përdor një sensor 1/1.8″, i cili ka një gamë dinamike të zgjeruar dhe kontroll shumë më të mirë në kushte me dritë të ulët, sepse mund të marrë fizikisht më shumë dritë. Këndi është 155 gradë dhe është e mundur të regjistrohet video HDR deri në 4K 60 fps, por edhe video me lëvizje të ngadaltë 2.7K 120 fps.


Janë të disponueshme edhe 5 shkallë të tjera të prirjes së ‘gimbaleve’ (negative 85 gradë deri në 80 gradë). Koha maksimale e fluturimit është rritur në 23 minuta, dhe ka gjithashtu mbështetje për karikimin e shpejtë PD.

“Qendra e karikimit me dy drejtime” ka një funksion të akumulimit të energjisë, i cili mundëson transferimin e energjisë së mbetur nga bateritë e shumta në një me nivelin më të lartë të karikimit për të dhënë shpejt më shumë energji në momentet kyçe.

Distanca maksimale mbi të cilën është e mundur transmetimi i videos është 13 km, domethënë 3 km më shumë se modeli i mëparshëm, me një vonesë prej 24 ms. Është një video me rezolucion 1080p në 100 fps me shpejtësi maksimale transmetimi 60 Mbps.

Droni është 28 gram më i lehtë se ai i mëparshmi, dhe korniza e tij është 16 mm më e shkurtër dhe 32 mm më e gjerë, prandaj është shumë më i qëndrueshëm.

Syzet e reja DJI Goggles 3, të cilat lejojnë përdoruesin të shohë atë që droni “sheh” gjatë fluturimit, mund të dërgojë një transmetim të drejtpërdrejtë nga droni në aplikacionin DJI Fly dhe ta transferojë atë në një pajisje tjetër deri në 5 metra larg.

Është gjithashtu e mundur të përdorni kabllon për të ndarë transmetimin e drejtpërdrejtë në ekran ose një palë tjetër syze 3 për të ndarë emocionin me të tjerët. Syzet e Goggles 3 kanë një bateri të integruar me një orë kohëzgjatje shtesë, GPS, dy ekrane microOLED me rezolucion 1080p dhe ndriçim maksimal 700 nits, madje ekziston edhe një modalitet kalimi në mënyrë që përdoruesi të mund të vëzhgojë rrethinën e tij gjatë fluturimi i dronit.

Avala 2 mund të ruajë deri në 90 minuta video të regjistruara me rezolucion 1080p në 60 gps në memorien e saj të brendshme 46 GB dhe është gjithashtu e mundur që të ndahen me shpejtësi regjistrimet nëpërmjet lidhjes Wi-Fi me një smartphone.

DJI Avata 2 me levë DJI Goggles 3 dhe DJI RC Motion 3 dhe një bateri kushton 999 dollarë. Duke shtuar dy bateri të tjera, një qendër karikimi me dy drejtime dhe një çantë, çmimi rritet në 1,199 dollarë. Telekomanda DJI FPV kushton 199 dollarë dhe filtrat Avata 2 ND janë 79 dollarë të tjerë. Nëse dëshironi vetëm një dron pa asgjë, përgatit 489 dollarë. /Telegrafi/