LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo akoma i uritur për suksese: Nuk mund të ndalem së kërkuari më shumë

Ronaldo akoma i uritur për suksese: Nuk mund të ndalem së kërkuari më shumë
(Foto: Instagram/cristiano)

Cristiano Ronaldo është zotuar që të vë rekorde të tjera në të ardhmen duke thënë se do të arrijë gjithnjë e më shumë.

Superylli i Juventusit i heshti kritikët me het-trikun e shënuar në fitoren prej 3-1 ndaj Cagliarit dhe kështu theu rekordin e Peles.

Portugezi festoi me një publikim në Instagram duke treguar arsyet pse nuk kishte reaguar deri më tani lidhur me këtë rekord, ndërsa legjenda braziliane e uroi për suksesin e arritur.

Pele e pranon se Ronaldo ia ka thyer rekordin: Pendimi im i vetëm është që nuk munda të të përqafoj sot
Lexo po ashtu Pele e pranon se Ronaldo ia ka thyer rekordin: Pendimi im i vetëm është që nuk munda të të përqafoj sot

Ndërsa të hënën, 36-vjeçari ka bërë një tjetër postim duke premtuar suksese të tjera.

“Ka edhe shumëçka për të arritur dhe besoj se mund t’ia dalim bashkë. Golat janë një pjesë thelbësore e asaj që jam. Nuk mund të ndalem së kërkuari më shumë, duke shikuar përpara për një rekord tjetër”.

“Gjithmonë dua shumë e më shumë dhe mendoj se për këtë njerëzit thonë se kam shumë energji dhe nuk ndalem kurrë. Ndoshta është e vërtetë, por kjo është gjëja kryesore që më mban gjallë”, ka shkruar Ronaldo. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Klubet e Ligës Premier marrin vendimin përfundimtar rreth VAR-it për sezonin e ardhshëm

Klubet e Ligës Premier marrin vendimin përfundimtar rreth VAR-it për sezonin e ardhshëm

Premier League
“Alarmi 30 qershor” - gjashtë klube të Ligës Premier të detyruar të shesin për të shmangur sanksionimin

“Alarmi 30 qershor” - gjashtë klube të Ligës Premier të detyruar të shesin për të shmangur sanksionimin

Premier League
Lëndohet ylli i Francës – mund të mungojë në Euro 2024 dhe të prishë planet e Deschamps

Lëndohet ylli i Francës – mund të mungojë në Euro 2024 dhe të prishë planet e Deschamps

Përfaqësueset
Gruda jep një deklaratë që i pëlqen Bayernit, rekordmenët e duan transferimin e yllit shqiptar

Gruda jep një deklaratë që i pëlqen Bayernit, rekordmenët e duan transferimin e yllit shqiptar

Bundesliga
Portugalia merr një lajm të rëndë, top ylli lëndohet dhe nuk do të luajë në Euro 2024

Portugalia merr një lajm të rëndë, top ylli lëndohet dhe nuk do të luajë në Euro 2024

Përfaqësueset
Real Madridi ‘kërcënohet’ me një goditje të madhe, Bellingham do të duhet patjetër të operohet

Real Madridi ‘kërcënohet’ me një goditje të madhe, Bellingham do të duhet patjetër të operohet

La Liga
Kalo në kategori