LAJMI I FUNDIT:

Ramadani: Është humbje e hidhur pas 18 ndeshjeve pozitive

Ramadani: Është humbje e hidhur pas 18 ndeshjeve pozitive
Zekirja Ramadani - Foto Ridvan Slivova/Telegrafi

Prishtina ka pasur një ecuri fantastike, por që është ndalur nga Feronikeli.

Skuadra nga Drenasi ka triumfuar me rezultat të pastër 2-0, falë dy golave të shënuar nga Simonovski.

Trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani ka mbetur i zhgënjyer me humbjen pas 18 ndeshjeve në të gjitha garat.

“Patjetër që pas 18 ndeshjeve është humbje e hidhur. Kjo ndikon në aspektin psikologjik, ndeshja ishte e barabartë, fusha ishte e vështirë, në Drenas është vështirë të marrësh tre pikë”.

“Pak na pamundësoi ndeshja defansive që është meritë e Feronikelit. Këtë humbje duhet ta harrojmë shpejtë, sepse pas tre ditësh kemi ndeshjen ndaj Feronikelit në Kupë”, tha Ramadani në Art Sport.

“Kemi eksperiencën e duhur brenda ekipit dhe tani duhet të shohim përpara”, deklaroi Ramadani.

Tutje ai u pyet edhe për duelin e nesërm mes Ballkanit dhe Dritës, por që tha se nuk pret asgjë nga ky takim sepse nuk është tifoz i asnjërës.

“Ne humbëm takimin e sotëm, s’kemi çfarë të presim nga ndeshja Drita-Ballkani, s’jam as tifoz i Dritës, as i Ballkanit”, përfundoi Ramadani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Plotësohet dëshira e Mikel Artetës, sulmuesi i njohur i thotë

Plotësohet dëshira e Mikel Artetës, sulmuesi i njohur i thotë "po" ofertës së Arsenalit

Premier League
Pesë lojtarët që Mourinho mund të nënshkruajë për të ndërtuar një formacion të përsosur te Fenerbahce

Pesë lojtarët që Mourinho mund të nënshkruajë për të ndërtuar një formacion të përsosur te Fenerbahce

Ligat tjera
Real Madridi ka frikë se top ylli do të kërkojë largimin pas finales ndaj Dortmundit

Real Madridi ka frikë se top ylli do të kërkojë largimin pas finales ndaj Dortmundit

Liga e Kampionëve
“Më ka ndodhur shumë herë”, Ancelotti shpjegon pse largimi i Xavit është i mirë për legjendën e Barcelonës

“Më ka ndodhur shumë herë”, Ancelotti shpjegon pse largimi i Xavit është i mirë për legjendën e Barcelonës

La Liga
Zbulohet arsyeja e vërtetë pse Jadon Sancho refuzoi t’i kërkojë falje Ten Hagut

Zbulohet arsyeja e vërtetë pse Jadon Sancho refuzoi t’i kërkojë falje Ten Hagut

Ndërkombëtare
Liverpooli 'përgatit një sulm befasues' ndaj rivalëve të Ligës Premier për 'zëvendësimin' e Salah

Liverpooli 'përgatit një sulm befasues' ndaj rivalëve të Ligës Premier për 'zëvendësimin' e Salah

Premier League
Kalo në kategori