Është përuruar ura e vendosur nga Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) në Hajnoc të Kamenicës, pas shembjes që kishte pësuar muajin e kaluar, si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut.
Kryetari i komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati duke u shprehur falënderues ndaj FSK-së, tha se operacionet e tyre si gjithherë po i bëjnë krenar të gjithë.
“Sot është në ditë e veçantë ku po inaugurojmë këtë urë të ndërtuar nga FSK-ja. Jemi shumë falënderues ndaj secilit që ishte në këtë proces. Ky operacion emergjent për t’i mundësuar një pjesë të qytetarëve tanë të lëvizin dhe komunikojnë lirshëm me pjesën tjetër të komunës është vet treguesi i nevojës së urave. Vetëm të lidhur dhe bashkuar mundemi. Si gjithherë operacionet e FSK-së na bëjnë krenar, këtë herë edhe më shumë sepse reaguam ndaj një fatkeqësie natyrore me shpejtësi për të rikthyer komunikimin në fshatra, fëmijëve, pleqve të sëmurëve të gjithëve pa dallim”, tha ai.
Pjesë e përurimit të urës lëvizëse ishte edhe ministri në detyrë i Mbrojtjes, Anton Quni, i cili tha se vendosja e saj pasqyron vlerat e humanitetit dhe solidaritetit të ushtarëve të FSK-së.
“Jemi së bashku sot të shënojmë përfundimin me sukses të projektit për vendosjen e urës lëvizëse në komunën e Kamenicës. Urat gjithmonë lidhin dhe afrojnë njerëzit. Në këtë ngjarje që shënojmë sot përveç detyrës për t’i shërbyer atdheut, që ushtarët tanë e kanë në çdo ditë po i lidhin përherë e më shumë me qytetarët tanë, duke i thënë siguri secilit prej tyre. Pavarësisht çdo rrethane ushtarët e FSK-së janë gjithmonë pranë tyre. Vërshimet shkaktuan dëme materiale, por sot në këtë ngjarje po pasqyrojmë vlerat më të larta që i kundërvihen kësaj fatkeqësie. Vlera përfaqësojnë ushtarët tanë, atë të humanitetit dhe solidaritetit me qytetarët tanë”, tha ai.
Ndërsa, zëvendëskomandanti i FSK-së, gjeneral Enver Cikaqi tha se në situata krizash, FSK-ja gjithmonë do të gjendet pranë qytetarëve.
“Padyshim se në situata krizash, vërshimesh FSK ka pas një rol të veçantë. Në këtë rast edhe në vërshimet e fundit, jo vetëm këtu në Hajnoc, pasi kemi pas një numër të madh të aktiviteteve tona të cilat janë zhvillu dhe i kemi ofru ndihmë qytetarëve tanë, anë e mban vendit…do të jemi përkrah autoriteteve civile lokale qendrore në mënyrë ta bartin dhe përcjellim krejt kapacitetet tona që i kemi profesionale”, tha ai.
Si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut, muajin e kaluar një pjesë e madhe e fshatra të Kamenicës dhe qyteteve tjera u vërshuan nga uji.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit
Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë