LAJMI I FUNDIT:

Medaljet, Lojërat Olimpike, pensionimi, puna si trajnerë – Majlinda flet për të ardhmen

Medaljet, Lojërat Olimpike, pensionimi, puna si trajnerë – Majlinda flet për të ardhmen
(Foto: Instagram/driton_toni_kuka)

Edhe pse thotë se nuk ishte ndier mirë fizikisht dhe psikikisht në ditën e garave, Majlinda Kelmendi shprehet se ndihet e lumtur që Kosovës i solli një tjetër medalje të bronztë nga Grand Slami i mbajtur në Tel Aviv të Izraelit.

Në një intervistë për KosovaPress, xhudistja deklaroi se viti 2021 ka filluar mirë për atë dhe se do të vazhdojë të përgatitet për Olimpiadën, e cila pritet të mbahet po ashtu gjatë këtij viti.


“Realisht e kam filluar mirë vitin 2021, vitin ku do të mbahet Olimpiada. Në Izrael nuk mund të them që jam ndier aq mirë, nuk e di as vet, nuk ka shkuar ashtu siç e kam pritur. Nuk isha mirë atë ditë, as fizikisht as psikikisht, por shyqyr prej Zotit shkoi mirë dhe mora medalje”.

“Sigurisht se jam e lumtur, secila medalje është e mirëseardhur, secila pikë është e mirëseardhur në këtë cikël të fundit olimpik, në këtë vit të fundit, kështu që në përgjithësi po shkon mirë, po shpresoj shumë që… ato përgatitjet bazike për Olimpiadë do të shkojnë si duhet. Shpresoj që nuk do të kem probleme me lëndime dhe po besoj gjithçka do të jetë si duhet”, ka deklaruar Majlinda.

Kuka: Majlinda mund të pensionohet pas Lojërave Olimpike në Tokio
Lexo po ashtu Kuka: Majlinda mund të pensionohet pas Lojërave Olimpike në Tokio

Javë më parë, trajneri Driton Kuka kishte deklaruar se viti 2021 mund të jetë i fundit për Majlinda Kelmendin sa i përket pjesëmarrjes në gara dhe një gjë të tillë nuk e mohon as vet ish-kampionia e botës, e cila thotë se kjo do të vendoset pas Lojërave Olimpike, varësisht nga disponimi i saj.

“Jo, do të shohim pas Lojërave Olimpike, ta shohim si po shkon. Sigurisht se pas Lojërave Olimpike do ta kem një pushim ndoshta pak më të gjatë, pushim prej garave po flas, pastaj të shoh se si po ndihem”.

“Në këtë nivelin ku gjendem duhet të jetë motivi shumë i madh, nuk është e lehtë të ushtrosh dhe të vazhdosh të garosh kur i ke të gjithë titujt, kur ke arritur gjithçka çfarë mundet një sportist të arrijë në sport, kështu që të shohim disponimin pas Lojërave Olimpike”, ka shtuar krenaria sportit tonë.

Njëherësh, Majlinda ka folur se a e sheh veten si trajnere të xhudos, pasi t’i japë fund karrierës së bujshme të saj.

“Sigurisht që po, realisht është diçka çfarë e bëjë me shumë kënaqësi, më pëlqen shumë ta demonstroj, ta tregoj atë çfarë unë e bëjë më së miri, kështu që po mendoj që do të isha një asistente e mirë e Tonit”.

“Nuk mundem të them që një trajnere e mirë, është krejt tjetër të jesh sportist i mirë, e krejt diçka tjetër të jesh trajner i mirë, kështu që po mendoj që do të kisha pasur mundësi me qenë një asistente e mirë për trajner”, ka shtuar xhudistja.

Ndryshe, Majlinda Kelmendi gjatë karrierës së saj i ka dhënë Kosovës tetë medalje të Arta në gara të ndryshme, ndërsa kulmin e kishte arritur në vitin 2013, kur ishte shpallur kampione e botës në Rio de Janeiro.

Në trend Sport

Më shumë
Inter Miami fiton me rezultat të thellë, Messi me paraqitje monstruoze duke kontribuar në gjashtë gola

Inter Miami fiton me rezultat të thellë, Messi me paraqitje monstruoze duke kontribuar në gjashtë gola

Ndërkombëtare
E quajti lojtar të ligës së dytë, Haaland vjen me një përgjigje të ashpër ndaj Roy Keane

E quajti lojtar të ligës së dytë, Haaland vjen me një përgjigje të ashpër ndaj Roy Keane

Premier League

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori