LAJMI I FUNDIT:

Pioli: Për ta fituar derbin ndaj Interit duhet vullnet dhe vendosmëri

Pioli: Për ta fituar derbin ndaj Interit duhet vullnet dhe vendosmëri

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, ka thënë se fitorja është domosdoshmëri në këtë derbi, por duhet vullnet dhe vendosmëri që të arrihet.  

Trajneri kuqezi shpjegoi në konferencën për shtyp se sa e rëndësishme është të jesh i qetë në të tilla ndeshje.

“Është një ndeshje që duhet të luhet me qetësi maksimale, por me shumë zemër. Do të nevojitet vullneti dhe vendosmëria”.


“Tifozët tanë vazhdojnë të jenë të veçantë. Na vjen keq që nuk jemi në gjendje të luajmë në një “San Siro” plot me njerëz, por ata janë gjithmonë pranë nesh dhe na japin një mbështetje të madhe. Shpresojmë të jetë derbi i fundit pa tifozë”, ka thënë Pioli.

Sipas Piolit, si Milani, ashtu dhe Interi kanë një fizionomi të qartë, pasi luajnë të ekuilibruara dhe ka shumë shanse shënimi.

Trajneri italian u ndal edhe te përplasja mes Zlatan Ibrahimovic dhe Romelu Lukaku, në ndeshjen e fundit.

“Kam shumë respekt për Lukakun, por do ta mbështes Ibran gjithë jetën time. Zënka mes tyre? Do të kishte qenë më mirë nëse nuk do të kishte ndodhur, por nesër do të jetë një tjetër ndeshje. Është një derbi, do të ketë duele dhe përplasje të tjera, por edhe respekt dhe profesionalizëm të madh”, nënvizoi ai.

Sa i përket dëmtimet, te Milani një dëmtim të lehtë ka Mario Mandzukic, ndërsa sipas trajneri Ismael Bennacerit i duhet ende kohë./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Real Madridit i qëndron besnik klubit, kërkon publikisht rinovimin e kontratës

Ylli i Real Madridit i qëndron besnik klubit, kërkon publikisht rinovimin e kontratës

La Liga
UEFA ia beson ndarjen e drejtësisë në ndeshjen Sporting – Real Madrid katër gjyqtareve shqiptare

UEFA ia beson ndarjen e drejtësisë në ndeshjen Sporting – Real Madrid katër gjyqtareve shqiptare

Liga e Kampionëve
Zbulohet arsyeja e vërtetë pse Williams refuzoi ofertën e Barcelonës këtë verë

Zbulohet arsyeja e vërtetë pse Williams refuzoi ofertën e Barcelonës këtë verë

La Liga
Flick merr vendimin përfundimtar – ylli i Barcelonës nuk do të luajë ndaj Gironës

Flick merr vendimin përfundimtar – ylli i Barcelonës nuk do të luajë ndaj Gironës

La Liga

"Të largohem nga Barcelona për 120 milionë euro?", Lamine Yamal flet të ardhmen e tij

La Liga
Dy lojtarët që Mikel Arteta i do me çdo kusht tek Arsenali pas rinovimit të kontratës

Dy lojtarët që Mikel Arteta i do me çdo kusht tek Arsenali pas rinovimit të kontratës

Premier League
Kalo në kategori