LAJMI I FUNDIT:

Trajneri i Dritës analizon humbjen nga Trepça ’89

Trajneri i Dritës analizon humbjen nga Trepça ’89

Trepça ’89 e ka mposhtur Dritën në shtëpi me rezultat 2-1 në kuadër të Superligës së Kosovës.

Kampioni në fuqi ishte dukur humbur 2-0, por në fund arriti që të ngushtonte epërsinë e mysafirëve në 2-1.

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu ka thënë se ata nuk e kishin ndjekur planin e tyre dhe nuk shkoi asgjë për ta në këtë takim.


“E kemi nisur keq ndeshjen dhe mund të them lirisht se asgjë nuk na ka shkuar si duhet në pjesën e parë”, ka thënë ai për Art Sport.

“Skuadra kundërshtare kishte përgatitur mirë kundërsulmet dhe na dënoi në dy raste që kishte”.

“U munduam të reagonim në pjesën e dytë duke ngushtuar rezultatin, por kjo ishte e tëra që mund të bënim”, përfundoi Nuhiu.

Skuadra gjilanase tashmë rrezikon kreun e tabelës, pasi që ndodhet vetëm tre pikë përpara Ballkanit që të dielën zhvillon ndeshjen e xhiros me Feronikelin. /Telegrafi/