LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi i gjatë i Januzajt për largimin nga Manchesteri – Trajnerët që i besuan dhe ata që e dëshpëruan, momentet më të mira dhe tani kërkon ta mposhtë skuadrën që e do

Rrëfimi i gjatë i Januzajt për largimin nga Manchesteri – Trajnerët që i besuan dhe ata që e dëshpëruan, momentet më të mira dhe tani kërkon ta mposhtë skuadrën që e do

Adnan Januzaj është futur në vitin e katërt tek skuadra spanjolle Real Sociedad.

Ylli nga Kosova kishte bërë emër të madh në Manchester United, kur kishte debutuar me Sir Alex Ferguson e pastaj vazhdoi shkëlqimin edhe me David Moyes.

Por me ardhjen e trajenrit Louis Van Gaal, qëndrimi i kosovarit në Old Traford u vështirësua shumë, ku ishte huazuar njëherë në Borussia Dortmund e një tjetër sezon tek Sunderland.


Megjithatë vështirësitë për të luajtur bën që United ta shes istogasin në Real Sociedad për 8,5 milionë euro në vitin 2017.

Januzaj tani do të përballet për herë të parë ndaj ish-skuadrës së tij në Ligën e Evropës, në një ndeshje që do të zhvillohet në Torino për shkak të masave të rrepta që ka Spanja në lidhje me coronavirusin.

Reprezentuesi belg ka folur për ESPN, ku ka deklaruar se nuk ka kujt t’i dëshmohet në përballje me Unitedin, pasi dëshiron ta mposhtë skuadrën që e do.

“Unë nuk kam arsye t’i dëshmohem askujt, sepse i di cilësitë e mia. Thjesht nuk kam pse t’i tregoj askujt se sa i mirë jam, duhet të besoj në veten time, të luaj lojën time dhe të jem i lumtur”, ka deklaruar Januzaj.

“Jam me të vërtetë i lumtur që do të përballem me klubin që e dua. Kurtë jem në fushë nuk do të ketë miqësi, sepse tani luaj për një klub tjetër dhe gjithashtu dua ta fitoj ndeshjen. Unë dua të shkoj me ekipin tim në rrethin tjetër”, ka vazhduar Januzaj.

Januzaj është rikthyer të flas për kohën e tij te United, duke treguar se Sir Alex Ferguson e David Moyes besonin shumë në të, por me ardhjen e Van Gaal gjërat u vështirësuan.

“E kisha Fergusonin dhe Moyesin, trajnerë që kishin besim të madh në mua, por pastaj erdhën të tjerët që donin përvojë më të madhe në ekip”.

“Unë isha djalosh i ri dhe kur je i ri atëherë duhet ta mbyllësh gojën dhe të bësh çfarë të thonë njerëzit. Nuk e kisha trajnerin e duhur për të më shtyrë përpara”, ka deklaruar Januzaj.

Tutje sulmuesi anësorë deklaroi se me Van Gaal si trajner i United ai ka mbetur i dëshpëruar.

“Kur erdhi Van Gaali ishte shumë vështirë, sepse një ndeshje luaja dhe gjashtë të tjera pushoja. Kështu që fillova ta pyes veten se çfarë po kërkoja aty. Te Moyesi e dëshmova veten kurse te Van Gaali isha i dëshpëruar që nuk kisha minuta”, vazhdoi tutje ylli nga Kosova.

Januzaj kishte vazhduar kontratën me Djajtë e Kuq, një kontratë afatgjate pasi ishin drejtuesit e klubit që insistonin për ta mbajtur në skuadër, por thotë se po ta dinte se Van Gaal do ta merrte drejtimin e klubit, nuk do ta bënte një gjë të tillë.

“Nëse në atë kohë do të duhej të zgjidhja të largohem nga klubi para se të vinte Van Gaal një vit më vonë, përfundimisht do ta bëjë një gjë të tillë”.

“Por, Manchesteri insistonte në kontratën e re dhe unë mendova se do të jem pjesë e klubit për një periudhë të gjatë. Nëse do ta dija se një vit pas firmosjes së kontratës do të vinin trajnerë që nuk do të kishin besim në mua, kurrë nuk do të kisha firmosur. Në të vërtetë do të isha larguar diku tjetër ku do ta shijoja lojën time”, është shprehur Januzaj.

“Në atë pikë unë thjeshtë doja të largohesha nga klubi në vitin 2017. Unë nuk doja të shkoja më në huazim, doja të shitesha kështu që ishte një situatë vërtetë e vështirë. Të gjitha janë përvoja dhe e di që nuk do ta bëj më atë gabim. Te Sociedadi unë përsëri po mund të shijoj veten dhe futbollin tim”, ka përfunduar Januzaj. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nëse ndeshja me Rumaninë nuk sjell tri pikë: Rivalët e mundshëm të Kosovës për play-off, mes tyre edhe Shqipëria

Nëse ndeshja me Rumaninë nuk sjell tri pikë: Rivalët e mundshëm të Kosovës për play-off, mes tyre edhe Shqipëria

Përfaqësuesja e Kosovës

"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Kosova merr fitore me shumë mund ndaj Lituanisë, tri pikë mbesin në

Kosova merr fitore me shumë mund ndaj Lituanisë, tri pikë mbesin në "Fadil Vokrri"

Përfaqësuesja e Kosovës

"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores

Përfaqësuesja e Kosovës
Notat e lojtarëve, Kosovë 1-0 Lituani: Aro Muric më i miri, Jashari i bën të gjitha

Notat e lojtarëve, Kosovë 1-0 Lituani: Aro Muric më i miri, Jashari i bën të gjitha

Përfaqësuesja e Kosovës
Foda beson se Kosova është në rrugën e duhur, falënderon tifozët për përkrahjen e madhe në

Foda beson se Kosova është në rrugën e duhur, falënderon tifozët për përkrahjen e madhe në "Fadil Vokrri"

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori