LAJMI I FUNDIT:

Exit Poll-et mbi zgjedhjet, Hajrullahu: VV-ja ka marrë vota nga partitë e tjera

Exit Poll-et mbi zgjedhjet, Hajrullahu: VV-ja ka marrë vota nga partitë e tjera

Qytetarët e Kosovës votuan sot për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Menjëherë pas përfundimit të orarit zyrtar të votimit, mediat në Kosovë kanë publikuar Exit Poll-et e para, të cilat nxjerrin fituese Lëvizjen Vetëvendosje, parti kjo e drejtuar nga Albin Kurti.

Kryeredaktori i Telegrafi.com, Muhamet Hajrullahu tha për Euronews Albania se sipas projeksioneve VV-ja do të këtë 55 deputetë në Kuvend, por këtu tha ai nuk përfshihen votat e Diasporës, votat me kusht apo ato të ardhura me postë.


“Tv Dukagjini publikoi projeksionin të fituesve të këtyre zgjedhjeve. Sipas Exit Poll-it të Dukagjinit, në parlamentin e ardhshëm LVV do të ketë 55 deputetë, PDK 20, LDK 17, 8 AAK, Nisma nuk e kalon pragun, por këtu nuk janë votat e diasporës, votat me kusht dhe votat e ardhura me postë”,  tha ai.

Bazuar në këto të dhëna të projeksioneve të para, Hajrullahu u shpreh se Lëvizja Vetëvendosje ka arritur të marrë vota edhe nga partitë e tjera.

“Lëvizja Vetëvendosje ka marrë vota nga të gjitha partitë. VV ka punuar me të rinjtë për të mbajtur këtë rezultat që e kemi, edhe pse nuk kemi ende një rezultat zyrtar”, tha ai.