LAJMI I FUNDIT:

Agjenti i Hysajt thotë se klienti i tij do të largohet nga Napoli

Agjenti i Hysajt thotë se klienti i tij do të largohet nga Napoli
(Foto: Facebook/Elseid Hysaj)

Elseid Hysaj do të largohet në fund të sezonit nga Napoli si lojtar i lirë. Klubi italian nuk ka më interes për t’ia plotësuar kërkesat futbollistit shqiptar për rinovimin e kontratës, ndaj palët do të ndahen pas një bashkëpunimi gjashtëvjeçar.

“Rinovimi i Hysajt? Mendoj se diskutimi është mbyllur. E dimë që nga sezoni i ardhshëm do të jemi në një skuadër tjetër”.


“Napoli ka ndërmend të përqendrohet në të tjera drejtime. Po bisedojmë me klube të tjera, megjithatë Hysaj do ta bëjë si duhet detyrën e tij deri në qershor.

Hysaj: Do ta respektoj kontratën me Napolin, kur të vijë çasti do të flasim
Lexo po ashtu Hysaj: Do ta respektoj kontratën me Napolin, kur të vijë çasti do të flasim

“Edhe futbollistë të tjerë duan pagë të lartë, por është dyshimi nëse mund të bëjnë më mirë se Hysaj”, ka deklaruar përfaqësuesi i shkodranit, Mario Giuffredi, transmeton SuperSport.

Franca apo Spanja mund të jenë destinacionet e ardhshme të futbollistit kuqezi, i cili është në kulmin e karrierës dhe i pjekur si futbollist.

Mediat në Itali shkruajnë për një interesim të mundshëm nga Olimpique Marseille dhe Lyoni, ndërsa në vendin Iberik po e vëzhgon Sevilla, që ka si drejtor teknik ish-drejtuesin e Romës, Monchi, i cili e njeh në detaje futbollit italian.

Në trend Sport

Më shumë
Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

La Liga
Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak

Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak

Ndërkombëtare
Xavi Hernandez dëshiron që ylli i Barcelonës të shitet këtë verë si pjesë e planeve për ‘revolucion’

Xavi Hernandez dëshiron që ylli i Barcelonës të shitet këtë verë si pjesë e planeve për ‘revolucion’

La Liga
Ylli i Barcelonës i hapur për një kalim në Ligën Premier – refuzon ofertat nga Arabia Saudite

Ylli i Barcelonës i hapur për një kalim në Ligën Premier – refuzon ofertat nga Arabia Saudite

La Liga
Modric po largohet nga Real Madridi - ai ka porositur dhurata lamtumire për shokët e tij

Modric po largohet nga Real Madridi - ai ka porositur dhurata lamtumire për shokët e tij

La Liga
Pep Guardiola shiti dy yje të Barcelonës pasi erdhën në stërvitje të dehur – ai donte ta mbronte Messin

Pep Guardiola shiti dy yje të Barcelonës pasi erdhën në stërvitje të dehur – ai donte ta mbronte Messin

La Liga
Kalo në kategori