Partitë politike e kanë bërë praktikë që para zgjedhjeve të dizajnojnë programe të mira, por që mos të gjen zbatimin në praktikë pas formimit të institucioneve të reja.
Pas shpalljes së datës së zgjedhjeve Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës,(AAK) në programin e tyre qeverisës kanë paraparë futjen e 1 miliard eurove në ekonominë e vendit.
Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB) Agim Shahini, ka shprehur pakënaqësitë e tij duke thënë se partitë politike e kanë bërë praktikë që të kenë program të mirë parazgjedhor, por duke mos e zbatuar atë më pas.
Mes tjerash, ai ka thënë se ka dy pikëpyetje sa i përket realizimit të programit. Shahini thotë se deri më tani vetëm 20% e premtimeve janë realizuar nga partitë politike nga ato që janë parë gjatë fushatës zgjedhore.
“Është bërë praktik që disa parti politike të dizajnojnë program të mirë parazgjedhor dhe ajo të mbetet vetëm si dokument i shkruar pas zgjedhjeve, gjë që unë dyshoj se programet që i paraqesin partitë politike mund t’i realizojnë pas zgjedhjeve. Dhe, këto i adresoj në dy pikëpyetje të mëdha: njëra që a e kanë të sigurt që do të vijnë dhe e dyta nëse vijnë si do t’i përmbushin ato premtime, të cilat e kaluara ka thënë se në shumicën e rasteve është premtuar shumë, por realizimi i kërkesave dhe premtimeve të tyre ka qenë jo më shumë se 20% nga ajo që e kemi parë gjatë fushatës”, tha ai për Ekonomia Online.
Futja e 1 miliardë eurove në ekonomi mund të jetë e mundur, sipas të parit të AKB-së. Por, sipas Shahini është e rëndësishme se kush do ta udhëheq shtetin dhe çfarë vizion ekonomik ka ai subjekt politik.
“AKB-ja i ka kërkuar 1 miliard euro para të gjitha partive politike qysh në vitin e kaluar dhe është marr kjo vlerë dhe kjo kosto si rekomandim i joni, se duhen 1 miliardë euro për të mbijetuar në vitin 2021 dhe ne i kemi zbërthyer në formën se qysh mund të merren ato dhe si mund të bëhet. E kaluara ka treguar se është e vështirë për shkak të mos të gatishmërisë politike për miratim të ligjeve që kanë të bëjnë me ratifikim të marrëveshjeve ndërkombëtare …”.
Edhe, Drejtori Ekzekutiv i Këshillit të Investitorëve Evropian, Emrush Ujkani nuk e ka parë të arsyeshme që të kalkulohet me këto shifra të larta, pasi që sipas tij, prioritet është që të krijohen programe adekuate për ta bindur qytetarin.
Ujkani ka kërkuar që program i subjekteve politike të jetë i përcaktuar dhe ia argumentuar mirë, dhe si sipas tij, pastaj partitë politike të dalin e të flasin para qytetarëve të vendit.
“Shifra si shifër nuk është problem të arrihet, por për mua mbetet problem qasja ndaj një procesi të tillë. Kjo ka nevojë për një analizë më të thellë, ku e dimë ne që para vitit që e lamë pas se si kanë operuar qeveritë dhe ne nuk po flasim më për shifra por po flasim për vendimmarrje”, ka thënë Ujkani.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t’u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak