LAJMI I FUNDIT:

Koeman flet për interesimin e PSG-së për Leo Messin: Edhe mua më interesojnë Mbappe e Neymar

Koeman flet për interesimin e PSG-së për Leo Messin: Edhe mua më interesojnë Mbappe e Neymar

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes së Kupës së Mbretit ndaj Cornellas, ku foli edhe për pezullimin e Lionel Messit.

Tutje trajneri holandez shtoi se klubi dhe ai nuk janë dakord me pezullimin e argjentinasit, ndërsa skuadra po vazhdon të punojë që të përmirësojë gjërat.


“Klubi me ka thënë se janë dy ndeshje pezullim dhe nuk është dakord me këtë sanksion, por të shohim. Ka gjëra për të cilat duhet të mbrohesh që të ulet dënimi”.

“Jemi stërvitur së bashku dhe Leon e kam parë entuziast, asgjë tjetër të veçantë. Të gjithë jemi të trishtuar për rezultatin në Superkupën e Spanjës. Jemi në rrugën e përmirësimit të gjërave, sidomos në fazën mbrojtëse. Leo është shumë i përfshirë në këtë temë”, deklaroi Koeman.

Koeman u ndal edhe te interesimi i PSG-së për Leo Messin, duke thënë se edhe atij i pëlqejnë Neymar e Kylian Mbappe.

“Nëse do të më pyesni nëse kam interesim për Neymarin dhe Mbappen do të përgjigjesha, po. Nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen dhe nuk mund të jap mendim”, përfundoi Koeman.

Barcelona luan në mesjavë me Cornellan në kuadër të Kupës së Mbretit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër

Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër

Ndërkombëtare
Luan për klubin e Ligës Premier, por befason të gjithë duke shkuar në stërvitje me fanellën e Interit

Luan për klubin e Ligës Premier, por befason të gjithë duke shkuar në stërvitje me fanellën e Interit

Premier League
Pioli parakalon Conten në garën për t’u bërë trajner i klubit të njohur

Pioli parakalon Conten në garën për t’u bërë trajner i klubit të njohur

Serie A
Barcelona heq dorë nga sensacioni 16-vjeçar, Real Madridi përparon në bisedimet për transferimin e tij

Barcelona heq dorë nga sensacioni 16-vjeçar, Real Madridi përparon në bisedimet për transferimin e tij

La Liga
“Garda” e vjetër e Man Cityt vendos rregull të ri rigoroz për parkimin e veturave në kampin stërvitor

“Garda” e vjetër e Man Cityt vendos rregull të ri rigoroz për parkimin e veturave në kampin stërvitor

Premier League
Kalo në kategori