LAJMI I FUNDIT:

Aplikacioni që përdoret nga miliarda njerëz, dhe nuk ka ndonjë mbrojtje themelore të përdoruesit

Aplikacioni që përdoret nga miliarda njerëz, dhe nuk ka ndonjë mbrojtje themelore të përdoruesit

Për shkak të një vale kritikash, WhatsApp vendosi të shtyjë zbatimin e rregullave të reja për përdorimin e aplikacionit të tij deri në mes të majit.

Ndërsa përdoruesit në të gjithë botën ende po shqyrtojnë nëse duhet të kalojnë në një aplikacion tjetër, ekspertët e sigurisë kompjuterike paralajmërojnë për një produkt tjetër të Facebook që është një kërcënim më i madh për përdoruesit dhe për të cilin flitet pak.


Siç tha eksperti i sigurisë kibernetike Zak Dofman, problemi më i madh është siguria e Facebook Messenger, një aplikacion korrespondence që u krijua fillimisht si pjesë e Facebook dhe tani përdoret më vete.

Ai paralajmëron se Messenger është aplikacioni më i dobët i korrespondencës për sa i përket mbrojtjes, sepse nuk ka mundësi të kriptimit të mesazheve, duke paralajmëruar se “nuk ka justifikim për këtë”.

Dofman tregon se sasia e të dhënave që Facebook mbledh përmes Messenger është aq e madhe saqë nëse Facebook nuk bën një hap përpara dhe nuk zbaton të paktën të njëjtat standarde sigurie që u ofron përdoruesve të WhatsApp në Messenger, përdoruesit duhet ta lënë atë pa menduar fare.

Ai paralajmëron se Instagram (një tjetër produkt i Facebook) është edhe më i keq se Messenger kur bëhet fjalë për sasinë e të dhënave të mbledhura.

“Nëse jeni akoma në Messenger ose përdorni mesazhe të menjëhershme Instagram për ndonjë gjë tjetër përveç komunikimit me kompanitë nga të cilat po blini diçka, është koha të ndryshoni aplikacionin. WhatsApp është ende opsioni më i thjeshtë sepse ndoshta është përdorur nga të gjithë kontaktet tuaja”, tha Dofman.

“Nëse doni një mundësi më të sigurt, përdorni Signal paralelisht”, shpjegon Dofman. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Samsung me mbushës të ri për telefona, mund të mbushë të njëjtën kohë dy pajisje - ka dy porte USB-C

Samsung me mbushës të ri për telefona, mund të mbushë të njëjtën kohë dy pajisje - ka dy porte USB-C

Teknologji
Kush po investon më shumë në Evropë në inteligjencën artificiale?

Kush po investon më shumë në Evropë në inteligjencën artificiale?

Teknologji
Counter-Strike 2 vjen me një veçori të cilën fansat e kishin kërkuar që nga dita e parë

Counter-Strike 2 vjen me një veçori të cilën fansat e kishin kërkuar që nga dita e parë

Lojëra
Prodhuesi i pjesëve kompjuterike Logitech ndërpret rënien e shitjeve prej dy vitesh e gjysmë pas një bumi të nxitur nga pandemia

Prodhuesi i pjesëve kompjuterike Logitech ndërpret rënien e shitjeve prej dy vitesh e gjysmë pas një bumi të nxitur nga pandemia

Teknologji
Pse Apple ka probleme me shitjen e kufjeve Vision Pro?

Pse Apple ka probleme me shitjen e kufjeve Vision Pro?

Teknologji
6G po vjen në iPhone: Apple nuk heq dorë nga modemet e veta

6G po vjen në iPhone: Apple nuk heq dorë nga modemet e veta

Teknologji
Kalo në kategori