LAJMI I FUNDIT:

Prodhuesi i pjesëve kompjuterike Logitech ndërpret rënien e shitjeve prej dy vitesh e gjysmë pas një bumi të nxitur nga pandemia

Prodhuesi i pjesëve kompjuterike Logitech ndërpret rënien e shitjeve prej dy vitesh e gjysmë pas një bumi të nxitur nga pandemia

Logitech International (LOGN.S) ka shënuar rritje në shitjet e saj gjatë tremujorit të katërt të tij.

Kështu ka thënë prodhuesi i pajisjeve periferike kompjuterike, duke ndërprerë rënien e shitjeve prej dy vitesh e gjysmë pas një bumi të nxitur nga pandemia, përcjell Telegrafi.


Prodhuesi i “mausëve dhe tastierave kompjuterike” tha se shitjet e tij u rritën me 5% gjatë tre muajve deri në mars.

Ishte tremujori i parë pozitiv i raportuar nga Logitech që nga tetori 2021.

Kompania zvicerane-amerikane kishte pasur vështirësi në shitje, pas një rritjeje prej 80% të shitjeve gjatë viteve të COVID-19, kur njerëzit blinin produktet e saj për të punuar dhe luajtur nga shtëpia. /Telegrafi/