LAJMI I FUNDIT:

​Likaj: Mungesa e buxhetit e vështirëson realizimin e kërkesës së SBASHK-ut për mjete shtesë

​Likaj: Mungesa e buxhetit e vështirëson realizimin e kërkesës së SBASHK-ut për mjete shtesë
Foto: Arkiv

Ministri në detyrë i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj ka thënë se në mungesë të buxhetit do të jetë e vështirë që të zbatohet kërkesa e Sindikatës së Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), për mjetet shtesë në shumën prej 100 euro për mësimdhënësit për tre muaj.

Likaj deklaroi se edhe gjysmëvjetori i dytë i viti shkollor 2020/21 do të vazhdojë sipas tre skenarëve të paraparë A, B dhe C.


Ai këto komente i bëri me rastin e shpalosjes së aktiviteteve për vitin 2020,  ndërsa gjysmëvjetorin e parë të këtij viti shkollor e vlerësoi si të suksesshëm.

Referuar gjendjes pandemike, ai tha se 92 për qind e shkollave e kanë mbajtur mësimin bazuar në skenarin A dhe B.

“Ne kemi nxjerrë një udhëzues për përfundimin e periudhës së parë të këtij viti dhe kemi kërkuar raporte nga DKA-të dhe raportet nuk janë në format të detajuar por bazuar në raportin e inspektoratit në skenarin A mbi 92 për qind dhe disa shkolla në skenarin B kanë punuar, ndërsa vetëm 7.63 për qind e shkollave të paktën një herë kanë kaluar në skenarin C. Përkundër situatës, është një statistikë shumë e mirë edhe pse ne e kemi paraparë në master plan që orari mësimor të jetë i shkurtuar ka shkolla që nuk e kanë respektuar për arsye se i kanë plotësuar kushtet, nuk kanë pasur ngarkesë të madhe me nxënës dhe kanë mbajtur mësim deri në 40 ose 45 minuta dhe të gjithë në skenarin A, asnjë pa kaluar në skenarët tjerë”, theksoi Likaj.

Lidhur me kërkesën e SBASHK-ut për pagesa shtesë prej 100 euro për punonjësit arsimorë, tha se aktualisht Kosova ka mungesë të buxhetit, dhe se shkurtimet buxhetore në ministrinë që ai drejton e pamundësojnë realizimin e kësaj kërkese, por thotë se këtë qëndrim do ta shpalosë para qeverisë.

“Janë diku 23 mijë arsimtarë dhe 27 mijë është kuota me stafin mbështetës. Kjo kap shifrën 2.7 milionë euro nëse përfshihet periudha nëntë mujore. Është një buxhet i jashtëzakonshëm. Kosova ka mungesë të buxhetit dhe për këtë arsye kërkohet mirëkuptimi i të gjithëve. Edhe unë jam anëtar i sindikatës, do ta shtroj këtë qëndrim, por është e vështirë për shkak të kufizimeve buxhetore”, tha ai.

Likaj tha se përkundër disponimit që gjysmëvjetori i dytë i këtij viti shkollor të vazhdoj në shkolla, mësimi do të vazhdojë të jetë i organizuar në tri skenarët e paraparë, raporton Kp.

“Sa i përket skenarëve do të zbatohet në tre skenarët, por disponimi është gjithmonë kthimi në ambientet shkollore. Unë shpresoj se do t’ia nisim në ambiente shkollore dhe varësisht prej zhvillimeve dhe situatës atëherë do të zbatohen skenarët. Sa i përket arsimit të lartë, ato kanë një pavarësi dhe janë përcaktuar për mësim në distancë, përveç fakulteteve teknike, mjekësisë dhe disa fakultete që kanë praktikë profesionale dhe që ua kanë mundësuar studentëve”, tha Likaj.

Në trend Lajme

Më shumë
Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Lajme
Kurti uron besimtarët ortodoksë: Fryma e Pashkës ju dhuroftë mirëqenie, shëndet, lumturi dhe begati

Kurti uron besimtarët ortodoksë: Fryma e Pashkës ju dhuroftë mirëqenie, shëndet, lumturi dhe begati

Lajme
Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Lajme
Sekretari i EFJ-së i reagon Dimal Bashës: Sjellja jote e papërgjegjshme po e dëmton reputacionin e Kosovës

Sekretari i EFJ-së i reagon Dimal Bashës: Sjellja jote e papërgjegjshme po e dëmton reputacionin e Kosovës

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Lajme
Kalo në kategori