LAJMI I FUNDIT:

Manchester Unitedi shkatërron Leeds Unitedin në trilerin e tetë golave

Manchester Unitedi shkatërron Leeds Unitedin në trilerin e tetë golave

Manchester Unitedi ka triumfuar me rezultat të thellë 6-2 ndaj Leeds Unitedit në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të në Ligën Premier.

Djajtë e Kuq kanë vazhduar serinë pozitive në kampionat duke marrë fitoren e pestë nga gjashtë ndeshjet e fundit.


Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim total të Unitedin, i cili arriti t’i shënojë plot katër gola, kundrejt një të mysafirëve.

Serinë e golave e hapi mesfushori Scott McTominay (2’), i cili shënoi për 1-0, ndërsa vetëm një minutë më vonë i njëjti lojtar shënoi për 2-0.

McTominay shkruan historinë në Ligën Premier
Lexo po ashtu McTominay shkruan historinë në Ligën Premier

Unitedi vazhdoi formën e lartë dhe golat duke arritur të shënojë me anë të Bruno Fernandes (20’) për 3-0 dhe Victor Lindelof (37’) për 4-0.

Leeds arriti të shënojë vetëm një gol në këtë pjesë dhe ishte Liam Cooper (42’), i cili ngushtoi epërsinë në 4-1 dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim.

Në pjesën e dytë, përsëri ishte Unitedi që krijoi më shumë dhe luajti më mirë duke arritur t’i shënojë edhe dy gola tjerë, kundrejt një të Leeds.

Në këtë pjesë ishte Daniel James (66’) që shënoi golin e parë për epërsinë 5-1, ndërsa Fernandes (70’) shënoi nga penalltia për 6-1.

Deri në fund të ndeshjes, Leeds arriti të shënojë një gol me anë të Stuart Dallas (73’) për 6-2 dhe me këtë rezultat u mbyll ndeshja.

Pas kësaj fitore, Unitedi e sheh veten në pozitën e tretë me 26 pikë, ndërsa Leeds renditet në vendin e 14-të me 17 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Djajtë luajnë në udhëtim te Leicester City, ndërsa Leedsi e pret Burnleyn. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Bundesliga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori