LAJMI I FUNDIT:

Rahoveci më i fortë se Peja, së bashku tani udhëheqin Superligën

Rahoveci më i fortë se Peja, së bashku tani udhëheqin Superligën

Rahoveci ka fituar derbin ndaj Pejës me rezultat 86:77 (25:16, 27:15, 10:16, 24:30), në kuadër të javës së nëntë të Prince Caffe Superligës.

Vendasit e kontrolluan lojën nga fillimi deri në fund, duke mos e rrezikuar fitoren në këtë përballje.

Vreshtarët e nisin ndeshjen më mirë, duke e fituar çerekun e parë 25:16, derisa me lojë të mirë vazhduan edhe në periudhën e dytë, që e fituan 27:15, duke shkuar në pushimin mes pjesëve 52:31.


Pejanët ishin më të mirë në pjesën e dytë. Ata fituan periudhën e tretë, 10:16 dhe atë të fundit 24:30, megjithatë, Rahoveci fitoi në fund me rezultat 86:77.

Te Rahoveci u dalluan Isaiah Traylor me 30 pikë, shtatë kërcime e gjashtë asistime dhe Marvin Jones me 24 pikë, kurse te Peja më të dalluarit ishin Drilon Hajrizi me 29 pikë e 17 kërcime dhe Robert Cartwright me 18 pikë.

Tashmë të dy skuadrat kanë nga gjashtë fitore dhe dy humbje.

Në trend Sport

Më shumë
Vinicius foli për racizmin në Spanjë, por Nico Williams i dërgon mesazh përmes mediave

Vinicius foli për racizmin në Spanjë, por Nico Williams i dërgon mesazh përmes mediave

La Liga
Zbulohen top 10 lojtarët më të paguar te Man United - dominohet nga

Zbulohen top 10 lojtarët më të paguar te Man United - dominohet nga "dështakët"

Premier League
Çfarë kërkoi Rabiot që frikësoi Juventusin, Milanin dhe klubet në Turqi

Çfarë kërkoi Rabiot që frikësoi Juventusin, Milanin dhe klubet në Turqi

Serie A
Tifozët nuk u besojnë syve me atë çfarë bëri Haaland në stërvitjen e Man Cityt

Tifozët nuk u besojnë syve me atë çfarë bëri Haaland në stërvitjen e Man Cityt

Premier League
Zvicra e nis me humbje sezonin e ri në Ligën e Kombeve - Xhaka u ndëshkua me karton të kuq

Zvicra e nis me humbje sezonin e ri në Ligën e Kombeve - Xhaka u ndëshkua me karton të kuq

Përfaqësueset
Tifozët e Liverpoolit mendojnë se sapo kanë transferuar 'Mbappen e ri' - çfarë shpejtësie

Tifozët e Liverpoolit mendojnë se sapo kanë transferuar 'Mbappen e ri' - çfarë shpejtësie

Premier League
Kalo në kategori