LAJMI I FUNDIT:

Tiranë: Protesta, gurë dhe kapsolle, policia lëshon ujë dhe gaz lotsjellës

Tiranë: Protesta, gurë dhe kapsolle, policia lëshon ujë dhe gaz lotsjellës

Protesta e së enjtes e thirrur për të dytën mbrëmje pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha në Tiranë, ka përshkallëzuar në akte dhune dhe përplasje me policinë.

Në momentin që u përcoll lajmi për dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshajt situata u qetësua, mirëpo më tej u përshkallëzua sërish pas përdorimit nga policia të ujit dhe gazit lotsjellës.


Shqipëri: Pas vrasjes së Klodian Rashës nga punonjësi i policisë, jep dorëheqjen ministri Sandër Lleshaj
Lexo po ashtu Shqipëri: Pas vrasjes së Klodian Rashës nga punonjësi i policisë, jep dorëheqjen ministri Sandër Lleshaj

Protestuesit u zhvendosën më pas nga Bulevardi Dëshmorët e Kombit në rrugë të tjera pranë qendrës duke djegur kazanët e mbeturinave, duke thyer dritat e semaforëve.

Gazetari Salianji u shpreh se momentalisht protestuesit nuk kanë më kërkesa të qarta ndaj qeverisë, megjithatë ata vijojnë të jenë të revoltuar.