LAJMI I FUNDIT:

“Kjo skuadër e Chelseat është më e mirë se Real Madridi dhe Barcelona”, ish-trajneri i Bluve befason të gjithë

“Kjo skuadër e Chelseat është më e mirë se Real Madridi dhe Barcelona”, ish-trajneri i Bluve befason të gjithë

Ish-trajneri i Chelseat, Glenn Hoddle vlerëson ekipin e Frank Lampard dhe shton se ata janë momentalisht më të mirë se Barcelona dhe Real Madridi.

Hoddle ishte ‘shfrenuar’ në lavdërimin e tij për Chelsean e Lampardit, pasi ata mposhten pa mëshirë 0-4 Sevillan për të vulosur vendin e tyre si fitues të Grupit E.

“Duke parë ekipet që janë atje, padyshim Liverpooli dhe Manchester City, ata do të jenë në krye ose aty diku”, ka thënë fillimisht Hoddle për BT Sport.


“City është favoriti numër 1 pavarësisht nëse ata ju tregojnë se duan apo nuk duan të fitojnë Ligën e Kampionëve”.

“Ju nuk mund të shikoni Bayern Munichun sepse ata janë kaq të fuqishëm, por ju duhet ta vendosni Chelsea aty. Për mua në këtë moment, ata janë mbi Barcelonën dhe mbi Real Madridin”.

“Ato janë dy klube të mëdha, por ekipi i Chelseat është më i mirë se i tyre”.

“Në këtë moment në kohë mendoj se ata duhet të shikojnë të paktën gjysmëfinalen dhe kur arrini në gjysmëfinale, gjithçka mund të ndodhë”.

“Ata kanë lojtarë ndërkombëtarë që do të bëhen më të mirë me kalimin e sezonit dhe nëse stadiumet mbushen me tifozë do të shihni një skuadër të Chelseat më të frymëzuar dhe lojtarët do të bëhen edhe më të mirë”

“Ka shumë për të ardhur nga ekipi i Chelseat”, përfundoi ish-trajneri i Bluve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës

Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës
Ndryshime në listën e Kosovës, Foda përjashton tre futbollistë

Ndryshime në listën e Kosovës, Foda përjashton tre futbollistë

Përfaqësueset
Barcelona e gatshme të shesë dy yjet e ekipit, drejtuesit madje kanë gjetur zëvendësuesit e tyre

Barcelona e gatshme të shesë dy yjet e ekipit, drejtuesit madje kanë gjetur zëvendësuesit e tyre

La Liga
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ndërkombëtare
Futbollistët e Kosovës nisen për në Qipro, mungojnë treshja e madhe e Dardanëve

Futbollistët e Kosovës nisen për në Qipro, mungojnë treshja e madhe e Dardanëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Qëndrim në klubet e natës, mësohet arsyeja që u përjashtuan tre futbollistët nga Kombëtarja

Qëndrim në klubet e natës, mësohet arsyeja që u përjashtuan tre futbollistët nga Kombëtarja

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori