LAJMI I FUNDIT:

Këndellet Napoli – fiton me rezultat bindës ndaj Romës

Këndellet Napoli – fiton me rezultat bindës ndaj Romës

Napoli ka fituar 4-0 në shtëpi përballë Romës në kuadër të javës së nëntë në Serie A.

Pas më shumë se gjysmë ore lojë në stadiumin San Paolo, napolitanët kaluan në epërsi me anë të Lorenzo Insignes.


Me këtë gol, përfundoi pjesa e parë, derisa e dyta kishte një ritëm edhe më të lartë.

Napolitanët ishin ata që sërish kishin iniciativën dhe mundi i tyre u shpërblye me tre gola të tjerë.

Fabian Ruiz pranoi një top mjaftë të mirë nga Insigne, për të shënuar golin e dytë për skuadrën e tij në minutën e 65-të.

Por, Napoli nuk u ndal me kaq dhe arriti të trefishonte epërsinë e tyre me golin e realizuar nga Dries Mertens (81′).

Matte Politano në minutën e 87-të vulosi fitoren e skuadrës së tij, duke u rikthyer kështu në rrugën e fitoreve.

Pas javës së nëntë, Napoli është në vendin e pestë me 17 pikë, aq sa ka edhe Roma në të gjashtin e Juventusi në të katërtin.

Në javën e dhjetë, napolitanët takohen me Crotonen, derisa Giallorossët do kenë punë me Sassuolon. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Premier League
Rekordit të jashtëzakonshëm të Bruno Fernandes i vjen fundi pasi humbi ndeshjen ndaj Crystal Palace

Rekordit të jashtëzakonshëm të Bruno Fernandes i vjen fundi pasi humbi ndeshjen ndaj Crystal Palace

Premier League
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori