LAJMI I FUNDIT:

Roma fiton me rezultat bindës ndaj Parmës – Mkhitaryan po shkëlqen te Giallorossët

Roma fiton me rezultat bindës ndaj Parmës – Mkhitaryan po shkëlqen te Giallorossët
Foto: AS Roma/Twitter

Roma e ka mposhtur 3-0 Parmën në kuadër të javës së tetë në Serie A.

Giallorossët e filluan mjaftë mirë takimin dhe arritën të shënonin golin e parë në Olimpico pas 28-të minutash lojë me anë të Borja Mayoral, që u asistua nga Leaondro Spinazzola.


Më pas, spanjolli ndryshoi rol, duke asistuar te goli i Henrikh Mkhitaryan (32′) që shënoi për 2-0.

Sulmuesi armen doli edhe një herë në listën e realizatorëve, pasi në minutën e 40-të shënoi të tretin për Romën dhe të dytin personal me një asistim nga Karsdorp.

Në të dytën, ritmi i lojës ishte i njëjtë, mirëpo munguan golat.

Vendasit kishin disa shanse të mira për të thelluar epërsinë, mirëpo nuk ia dolën të konkretizonin shanset.

Mkhitaryan ishte tejet i disponuar për lojë, mirëpo në minutën e 70-të lëshoi një rast fantastik, pasi goditi jashtë porte.

Spionazzola (80′)  kishte një harkim të bukur në zonën e Parmës, mirëpo portierin kundërshtar bëri një kapje të bukur.

Pas javës së tetë, Roma është në vendin e tretë me 17 pikë, po aq sa ka edhe Milani në të dytin me një ndeshje më pak, derisa në xhiron e nëntë do të takohen me Napolin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ballkani me fitore ndaj Llapit feston titullin e kampionit në

Ballkani me fitore ndaj Llapit feston titullin e kampionit në "Zahir Pajaziti"

Superliga
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Boks
Nutricionisti i Tyson Fury zbulon sekretin që e bëri atë të kthehet në formë për gjashtë muaj

Nutricionisti i Tyson Fury zbulon sekretin që e bëri atë të kthehet në formë për gjashtë muaj

Boks
Mike Tyson jep parashikimin për luftën Fury-Usyk dhe bën një pretendim të guximshëm

Mike Tyson jep parashikimin për luftën Fury-Usyk dhe bën një pretendim të guximshëm

Boks
Skuadra e La Ligës i ofron lojtarit 'kontratën më të gjatë në histori' vetëm disa ditë pasi ylli njoftoi largimin

Skuadra e La Ligës i ofron lojtarit 'kontratën më të gjatë në histori' vetëm disa ditë pasi ylli njoftoi largimin

La Liga
Sa para do të fitojnë Fury dhe Usyk nga përballja e sotme në Arabinë Saudite?

Sa para do të fitojnë Fury dhe Usyk nga përballja e sotme në Arabinë Saudite?

Boks
Kalo në kategori