LAJMI I FUNDIT:

PSG i ofron Ramosit çfarë të dëshirojë – vetëm të kalojë në Parkun e Princave

PSG i ofron Ramosit çfarë të dëshirojë – vetëm të kalojë në Parkun e Princave

Sergio Ramos është duke u kërkuar me ngulm nga Paris Saint-Germain, raportojnë mediat në Spanjë dhe Francë.

Mbrojtësi i Real Madridit është jashtë kontrate në verën e ardhshme dhe mund të largohet si lojtar i lirë.

Ai besohet se po pret një kontratë dyvjeçare, mirëpo rregulli i klubit për lojtarët mbi moshën 30-vjeçare nuk e lejon.


Kjo gjë ka vënë në alarm gjigantin nga Ligue 1 që është i gatshëm t’i ofrojë spanjollit çfarë të dëshirojë.

Sipas asaj që raporton AS, drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo është vënë në kontakt me agjentin e Ramosit për ta bindur atë që të kalojë në Paris.

Por, në garë për spanjollin janë edhe ish-skuadra e tij, Sevilla e Inter Mimai i David Beckhamit, që do tentojnë transferimin e tij. /Telegrafi/