LAJMI I FUNDIT:

Dy nxënës të American School of Kosova studiuan në të njëjtin universitet me Joe Biden

Dy nxënës të American School of Kosova studiuan në të njëjtin universitet me Joe Biden

Kosova është ndoshta vend i vogël, por ka njerëz me arritje të mëdha. Në botë, ndër tjerash, njihemi për zellin në punë e në studime. Studentët nga Kosova shpesh u prijnë majave të suksesit duke u bërë pjesë e Universiteteve më prestigjioze në botë, dhe duke u renditur si më të dalluarit në to.

American School of Kosova është ideuar me qëllim që të krijojë bazat e suksesit për nxënësit e saj, të cilët pastaj kanë vazhduar ëndrrat e tyre nëpër botë. Me bursa miliona dollarëshe dhe me destinacione si Harvard University, Dartmouth College, American University in Washington DC, Bard College, Webster University, studentët e kësaj shkolle janë liderët e së tashmes, dhe pionerët e një të nesërme më të mirë për vendin tonë.

Dy nga këta nxënës, Plarentina Desku dhe Blendrit Elezaj, në fakt, kanë studiuar në Syracuse University, po të njëjtin universitet me presidentin e posazgjedhur të ShBA, Joe Biden.

Syracuse University për vite me radhë renditet si i pari në botë për politikë, dhe gjendet në dhjetëshen e parë për edukim, komunikim, e marketing.

Një sukses i tillë i Plarentinës dhe Blendritit është motivim për të tjerët – që gjithçka arrihet me mund e punë.

Artikull i sponzorizuar