Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) reagon sërish ndaj rastit të arratisjes së të dënuarit serb për masakrën e Tërnjes në Kosovë, kriminelit Rajko Kozllina, për të cilin së fundi po raportohet se, edhe pse i dënuar për masakrën e 27 civilëve shqiptarë, ka vazhduar të jetë pjesëtar aktiv i Ushtrisë së Serbisë.
MPJD në njoftim ka thënë se “Ky fakt edhe njëherë dëshmon se institucionet serbe janë të kriminalizuara, se ato udhëhiqen dhe janë të mbushura ende me persona që kryen gjenocid në Kosovë dhe vendet tjera të rajonit”.
“Serbia qëllimshëm ka shmangur dënimin e urdhërdhënësve të masakrës së Tërnjes, ndërsa i vetmi i dënuar me një dënim simbolik është krimineli Rajko Kozllina, i cili edhe përkundër shpalljes së dënimit nga gjykata, ka vazhduar të qëndrojë pjesëtar aktiv i Ushtrisë së Serbisë. Krimineli Kozllina asnjëherë nuk u paraburgos ndërsa organet e rendit vazhdojnë t’i mundësojnë ikjen nga vuajtja e dënimit”, thuhet në njoftim.
Më tej në njoftim thuhet se” skandali Kozllina shpërfaq më së miri përfshirjen e pothuajse gjithë aparatit shtetëror në mbrojtje të kriminelëve dhe mosndëshkimin e tyre për krimet gjenocidiale të kryera në Kosovë”.
|Ministria e Mbrojtës së Serbisë e mbajti atë anëtar aktiv të ushtrisë, edhe pasi u dënua për krime lufte kundër popullatës civile në Kosovë. Institucionet e drejtësisë asnjëherë nuk e paraburgosën atë, ndërsa të gjithë kriminelët e kësaj masakre i shpallën të pafajshëm. Edhe atë të cilin vetëm formalisht e shpallën fajtor, ia mundësuan ikjen nga vuajtja e dënimit.
Ministria e Brendshme e Serbisë edhe sot po ia mundëson fshehjen dhe ikjen nga drejtësia këtij krimineli monstruoz.
Me të gjitha këto veprime, Serbia e udhëhequr nga Vuçiq, po dëshmon që nuk dëshiron t’i kontribuoj drejtësisë dhe nuk është e gatshme që të ballafaqohet sinqerisht me të kaluarën e saj kriminale. Institucionet atje me krenari vazhdojnë të udhëhiqen nga ata që shkaktuan tmerrin dhe gjenocidin në të gjithë ish-Jugosllavinë. Mosndëshkimi, mohimi dhe fshehja e krimeve dhe varrezave masive po vazhdon të jetë politikë shtetërore si në kohën e Millosheviqit”, vijon njoftimi./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDarka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pacolli: Runa Zot nga ministrat hajna, gënjeshtarë dhe kontravers!
Qytetarët ankohen për ngecje të punimeve në rrugën Prishtinë - Podujevë
Fermeri shqiptar synon rekordin Guinness me vargun më të gjatë të qepëve
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë