LAJMI I FUNDIT:

The Guardian: Bidenit i duhet vetëm të ruajë avantazhin në dy shtete

The Guardian: Bidenit i duhet vetëm të ruajë avantazhin në dy shtete

Me Wisconsin, Joe Biden, i nominuari demokrat mund të fitonte zgjedhjet vetëm duke mbajtur kryesimin e tij në Nevada dhe Michigan.

Kjo pasi që, sipas The Guardian, përcjell Telegrafi, nëse Biden do të fitonte në Nevada dhe Michigan pasi siguroi Wisconsin, numërimi i votave të tij elektorale do të ishte 270, numri i nevojshëm për të qenë I pari i Shtëpisë së Bardhë.


Zyrtarët e Miçiganit vazhdojnë të numërojnë fletët e votimit të vlefshme, megjithëse ekipi i fushatës së Donald Trump tha se ka ngritur një proces gjyqësor për “ndalimin e numërimit” në shtet.

Nga fillimi i zgjedhjeve deri te fitorja e Biden - E gjitha ajo që ndodhi në zgjedhjet presidenciale në SHBA
Lexo po ashtu Nga fillimi i zgjedhjeve deri te fitorja e Biden - E gjitha ajo që ndodhi në zgjedhjet presidenciale në SHBA

Ndërkohë, po sipas The Guardian, Nevada pritet të ofrojë një azhurnim mbi numërimin e votave nesër në mëngjes.

Ndryshe, siç kanë raportuar mediat, Joe Biden do të fitojë në Wisconsin që ka 10 vota elektorale.

E këshilltarja e lartë e fushatës së Joe Biden, Anita Dunn theksoi përsëri këtë pasdite se ekipi i fushatës së tij është i sigurt se ata do të marrin 270 vota elektorale. /Telegrafi/