LAJMI I FUNDIT:

Renditja e re në xhudo: Distria e para, Laura Fazliu shënon ngritje

Renditja e re në xhudo: Distria e para, Laura Fazliu shënon ngritje
(Foto: Facebook/KOK)

Federata Ndërkombëtare e Xhudos (IJF), ka publikuar sot (e hënë) renditjen më të re Olimpike. Pas garës së Grand Slamit të mbajtur në tri ditët e fundit në Budapest të Hungarisë, ekipi Olimpik i Kosovës ka shënuar ngritje.

Distria Krasniqi ka dalë e para në kategorinë deri në 48 kilogramë, pas medaljes së artë të fituar të premten. Krasniqi mori 1.000 pikë të reja, duke çuar në 6.765 numrin e pikëve në total, me të cilat la prapa dy herë kampionen e botës, Daria Bilodid.


Loriana Kuka, që fitoi medaljen e bronztë, ka dalë e 13-ta me 3.463 pikë në kategorinë -78 kilogramë.

(Foto: Facebook/KOK)

Akil Gjakova është i 10-ti në kategorinë -73 kilogramë, duke tubuar gjithsej 3447 pikë, thuhet në njoftimin e KOK-ut.

Distria Krasniqi fiton medaljen e artë në Budapest
Lexo po ashtu Distria Krasniqi fiton medaljen e artë në Budapest

Majlinda Kelmendi, e cila nuk mori pjesë në Grand Slamin e Budapestit, ndodhet e pesta me 4.152 pikë në kategorinë -52 kg. Të pesë xhudistët ndodhen brenda normës Olimpike ‘Tokio 2020’.

Xhudistja Laura Fazliu, e cila po e kërkon normën Olimpike, me pikët e fituara në Grand Slam, është ngritur për tetë vende, duke kaluar në pozitën e 55-të. Për të fituar normën Olimpike, asaj i duhet të jetë diku në mesin e 30 xhudisteve në renditjen Olimpike.

Gara e ardhshme për ekipin Olimpik është kampionati evropian, që mbahet prej 19-21 nëntor në Pragë të Çekisë.

Në trend Sport

Më shumë
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Premier League
Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Premier League
Kalo në kategori