LAJMI I FUNDIT:

Politologu britanik: Ndryshimi i Kushtetutës nuk i garanton Kosovës asnjë përfitim, si këmbim

Politologu britanik: Ndryshimi i Kushtetutës nuk i garanton Kosovës asnjë përfitim, si këmbim

Ndryshimi i Kushtetutës për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe, nuk do t’i siguronte Kosovës asgjë konkrete në këmbim. Kjo ishte deklarata e politologut britanik Aiden Heihr për RTV Dukagjinin. Kurse analistët politik në Prishtinë, kërkojnë që të mos pranohen ndryshime që prishin funksionimin e shtetit nga brenda.

Ligjëruesi i Universitetit të Uestminster, Aidan Heihr, në një përgjigje elektronike për RTV Dukagjinin, thotë se edhe po të ndryshonte Kosova Kushtetutën e saj, për krijimin e Asociacionit, kjo nuk do t’i garantonte diçka konkrete në këmbim, përcjell Telegrafi.

“Sigurisht që është e vërtetë që Kushtetuta mund të ndryshohet, por një veprim i tillë kërkon që qeveria të marrë diçka konkrete në këmbim. Nuk ka asnjë tregues që Kosova në të vërtetë do të fitojë nga lehtësimi i kërkesave të BE-së dhe Serbisë. Kosova nuk mund të vazhdojë të rrotullohet sa herë që kërkohet ta bëjë këtë nga fuqitë e jashtme pa kompromentuar thelbësisht pretendimet e saj për të qenë një shtet sovran”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Aiden Hehir.


Njohësit e zhvillimeve politike thonë se në rast të marrëveshjes përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, Kushtetutat të dy vendeve, mund të pësojnë ndryshime. Por kërkojnë që të mos pranohen ndryshime që prishin funksionimin e shtetit nga brenda.

“Nëse do të vinte te ndonjë marrëveshje mes dy vendeve do të imponoheshin edhe ndryshime kushtetuese, sidomos te Serbia e cila ende e ka Kosovën në preambulë. Kompromisi ndoshta do të detyronte edhe Kosovën të bëjë ndryshime kushtetuese për të implementuar asociacionin, por ata duhet të jenë të kujdesshëm të mos pranojnë diçka që do të pengonte funksionimin e shtetit të Kosovës”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Bekim Kabashi.

“Në këtë negociata që po zhvillohen në Bruksel Kosova është duke u disfavorizu. Faktorizimi i Kosovës është duke pasur rënie. Një mundësi që është ofruar nga zoti Lajçak mendoj se është e dëmshme për Kosovën”, deklaroi Allen Meta.

I dërguar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak gjatë vizitës në Kosovë e Serbi kishte deklaruar se marrëveshja  mund të diktojë ndryshime Kushtetuese, duke thënë se ajo nuk është bibël që të mos ndryshohet./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sinani sërish ndalohet në kufi: Ndalime të paarsyetuara nga autoritetet kufitare të Serbisë

Sinani sërish ndalohet në kufi: Ndalime të paarsyetuara nga autoritetet kufitare të Serbisë

Lajme
Salih Mustafës i zbritet dënimi me burgim nga 22 në 15 vite

Salih Mustafës i zbritet dënimi me burgim nga 22 në 15 vite

Drejtësi
Kurti në veri: Ura do të hapet për të mirën e të gjithëve, po presim koordinimin e QUINT-it me KFOR-in

Kurti në veri: Ura do të hapet për të mirën e të gjithëve, po presim koordinimin e QUINT-it me KFOR-in

Lajme
Konsumonin darka deri në 400 euro dhe iknin pa paguar, arrestohet çifti shqiptaro-italian në Korçë

Konsumonin darka deri në 400 euro dhe iknin pa paguar, arrestohet çifti shqiptaro-italian në Korçë

Lajme
Inspektorati Policor i Kosovës do të analizojë pamjet dhe rrethanat e arrestimit të Arsenijeviqit

Inspektorati Policor i Kosovës do të analizojë pamjet dhe rrethanat e arrestimit të Arsenijeviqit

Lajme
Shkumbin Sekiraqa dhe i akuzuari tjetër deklarohen të pafajshëm për tentim vrasjen e ndodhur në mars të këtij viti

Shkumbin Sekiraqa dhe i akuzuari tjetër deklarohen të pafajshëm për tentim vrasjen e ndodhur në mars të këtij viti

Drejtësi
Kalo në kategori