LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Katër vitet e fundit s’kam marrë asnjë pagë si profesor në UP, Bajqinovci duhet të kërkojë falje

Mustafa: Katër vitet e fundit s’kam marrë asnjë pagë si profesor në UP, Bajqinovci duhet të kërkojë falje

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka folur për raportimet e fundit se ka marrë pagë nga Universiteti i Prishtinës që nga viti 2016, përkundër që nuk është profesor.

Përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se qytetarët janë dezinformuar nga deputeti i LVV-së, Mefail Bajçinovci, si bartës i kësaj fushate denigruese.


Mustafa ka njoftuar se Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka publikuar një kumtesë ku e hedh poshtë pretendimet e tilla.

“Puna me studentë, për mua ka qenë puna më e dashur që e kam bërë në jetën time. Universiteti i Prishtinës dhe Fakulteti Ekonomik janë tempuj të dijes por edhe tempuj moral që nuk ka të drejtë askush ti keqpërdorë për motive të ulëta politike”, thotë ai.

“Me kënaqësi do të vazhdoja të mbaj mësim në studimet master, ashtu siç më janë besuar orët nga dekanati i Fakultetit Ekonomik, por sëmundja që më kapi në fillim të vitit 2018 nuk ma lejoi këtë mundësinë që të jem me studentët në sallë”, thekson tutje.

Mustafa ka thënë se deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci, është duke zhvilluar fushatë denigruese duke thënë se i pari i LDK-së paguhet nga UP-ja si profesor edhe pse nuk e bën këtë punë.

Mustafa ka thënë se Bajqinovci duhet t’i kërkojë për këtë falje atij dhe UP-së. /Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Dënimi i dorasëve, flet axha i 18-vjeçarit të vrarë në Podujevë: Ma ka lënë varrën hapur

Dënimi i dorasëve, flet axha i 18-vjeçarit të vrarë në Podujevë: Ma ka lënë varrën hapur

Elfije Boletini
“Kanosje ndaj prokurorit”, “Goditje me veturë ndaj policit”, dosja e të dyshuarit për plagosjen në Pejë

“Kanosje ndaj prokurorit”, “Goditje me veturë ndaj policit”, dosja e të dyshuarit për plagosjen në Pejë

Drejtësi
O’Brien: SHBA vend mik dhe partner i përkushtuar për Kosovën

O’Brien: SHBA vend mik dhe partner i përkushtuar për Kosovën

Lajme
Aksidentohen tri vetura në Fushë Kosovë, dy të lënduar

Aksidentohen tri vetura në Fushë Kosovë, dy të lënduar

Kronika e Zezë

"Abelardi po më pyet mos po doni me këtë harç me shpërnda Kuvendin" - Konjufca shkakton të qeshura në seancë plenare

Lajme
Festuan apo protestuan: Serbët defilojnë me vetura e flamuj në Mitrovicën e Veriut, pas miratimit të rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë

Festuan apo protestuan: Serbët defilojnë me vetura e flamuj në Mitrovicën e Veriut, pas miratimit të rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë

Lajme
Kalo në kategori