LAJMI I FUNDIT:

Konfirmohet mbështetja e Portugalisë për liberalizimin e vizave për Kosovën

Konfirmohet mbështetja e Portugalisë për liberalizimin e vizave për Kosovën

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj – Stublla, të premten bisedoi  me homologun e saj portugez, Ministrin e Jashtëm të Portugalisë, Augusto Santos Silva.

Saktësisht 12 vjet më parë, pikërisht me 7 Tetor 2008, Republika e Portugalisë njohu Republikën e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran.


“Në një videokonferencë me Ministrin e Jashtëm të Portugalisë, Augusto Santos Silva, rikonfirmuam marrëdhëniet e mira bilaterale mes dy vendeve, dhe gatishmërinë e thellimit të mëtejmë të tyre në funksion të rrugës sonë eurointegruese”, deklaroi kryediplomatja Haradinaj – Stublla.

Hapja e Ambasadës së Republikës të Kosovës në Lisbonë vitin e kaluar, është dëshmia më e mirë e shprehjes së interesit për thellimin e lidhjeve midis Kosovës dhe Portugalisë në të gjitha fushat me interes të përbashkët.

“Ministri Silva më konfirmoi mbështetjen e plotë të Portugalisë për liberalizimin e vizave për Kosovën, dhe premtoi që edhe gjatë semestrit të radhës të Presidencës portugeze të BE-së do të vazhdojë përkrahja për Kosovën dhe rajonin”, tha Ministrja Haradinaj – Stublla, e cila sot paradite ka pritur në takim edhe homologun tjetër të saj, Ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Fundjava e parë pa kufi Kosovë-Shqipëri, qytetarët: Jemi një komb, s’duhet të ketë kurrë kontrolle

Fundjava e parë pa kufi Kosovë-Shqipëri, qytetarët: Jemi një komb, s’duhet të ketë kurrë kontrolle

Lajme
Kalo në kategori