LAJMI I FUNDIT:

Nedved flet për grupin në Ligën e Kampionëve: Do të përballën dy më të mirët e botës, nuk do të jetë lehtë për ne

Nedved flet për grupin në Ligën e Kampionëve: Do të përballën dy më të mirët e botës, nuk do të jetë lehtë për ne

Sot në Gjenevë të Zvicrës është hedhur shorti për grupet e Ligës së Kampionëve për edicionin e ri.

Shorti deshi që në Grupin G të jenë së bashku Juventusi me Barcelonën si dhe Dynamo Kiev e Ferencvaros.

Vëmendja e të gjithëve është te përballja Juventus – Barcelona apo Cristiano Ronaldo – Lionel Messi.


Kanë kaluar dy vite që dy yjet e mëdha të futbollit nuk kanë qenë përballë njëri –tjetrit dhe shorti ka gëzuar të gjithë adhuruesit e futbollit.

Legjenda e Juventusit, Pavel Nedved i cili tani është nënkryetar i bordit të Juventusit ka folur për përballjen e dy ikonave të futbollit.

“Ndeshja me Barcelonën do të jetë një sfidë e madhe dhe magjepsëse, pasi do të jenë përballë ata që për mua janë dy lojtarët më të mirë në botë, Ronaldo dhe Messi”, deklaroi Nedved.

Tutje legjenda çeke ka folur edhe për dy kundërshtarët tjerë të grupit, si Dinamo Kiev dhe Ferencvaros.

“Dinamo Kiev është një skuadër solide me një trajner ekspert si Lucescu dhe nëse do të duhet të shkojmë në Ukrainë në dimër, do të jetë shumë e vështirë për ne”.

“Sa i përket Ferencvaros është një skuadër që nuk e njohim mirë, por duke njohur futbollin hungarez do të kenë patjetër shumë talent. Duhet të bëjmë kujdes pasi është Liga e Kampionëve dhe çdo skuadër mund të na vë në vështirësi”, përfundoi legjenda çeke e Juventusit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon për herë të parë Julian Alvarez pas incidentit me penalltinë, i dërgon mesazh Real Madridit

Reagon për herë të parë Julian Alvarez pas incidentit me penalltinë, i dërgon mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Liga e Kampionëve
Çfarë iu tha shokëve të skuadrës Julian Alvarez për goditjen e penalltisë me dy prekje

Çfarë iu tha shokëve të skuadrës Julian Alvarez për goditjen e penalltisë me dy prekje

Liga e Kampionëve
UEFA del me njoftim se pritet të bëjë një ndryshim shkaku i situatës me Julian Alvarez

UEFA del me njoftim se pritet të bëjë një ndryshim shkaku i situatës me Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Zbulohet se si u mor vendimi se penalltia e Julian Alvarez duhet të anulohet

Zbulohet se si u mor vendimi se penalltia e Julian Alvarez duhet të anulohet

Liga e Kampionëve
UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e

UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e "goditjes së dyfishtë" të Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori