LAJMI I FUNDIT:

Jo vetëm Liverpooli, por edhe Chelsea dhe Unitedi mund të jenë në ‘grupin e vdekjes’ në Ligën e Kampionëve

Jo vetëm Liverpooli, por edhe Chelsea dhe Unitedi mund të jenë në ‘grupin e vdekjes’ në Ligën e Kampionëve

Liverpooli mund të përfundojë në grup me Barcelonën dhe Interin, ndërsa Manchester Unitedi dhe Chelsea mund të grupohet me Bayern Munchun dhe Nerazzurrët në këtë sezon të Ligës së Kampionëve.

Shorti i Ligës së Kampionëve për raundin e fazës së grupeve zhvillohet të enjten në Gjenevë, pasi sonte (e mërkurë) janë mësuar emrat e gjitha skuadrave të kualifikuara.


Dhe përpara shortit të fazës së grupeve është hedhur një vështrim në skenarin më të keq për klubet e Ligës Premier që garojnë në edicionin e sivjetmë në garën elitare evropiane të ekipeve.

Fillimisht u raportua se Liverpooli mund të përfundojë në grupin e ashtuquajtur të ‘vdekjes’, por tani thuhet se një gjë e tillë mund t’i ndodh edhe Chelseat dhe Unitedit.

Liverpooli mund të jetë në ‘grupin e vdekjes’ në Ligën e Kampionëve
Lexo po ashtu Liverpooli mund të jetë në ‘grupin e vdekjes’ në Ligën e Kampionëve

Liverpooli (vazo 1)

Gjashtë herë fituesit e Ligës së Kampionëve mund të përfundojnë në grup me Barcelonën, ​​Interin dhe Borussia Monchengladbach.

Reds u përballën me Barcelonën në sezonin 2018/19 dhe siguruan një fitore dramatike në gjysmëfinale ndaj katalunasve. Një takim tjetër mund të jetë në letra, por këtë herë në fazën e grupeve.

Skuadra e Jurgen Klopp gjithashtu mund të ndeshet kundër gjigantëve evropianë të Interit dhe atyre gjerman të Borussia Monchengladbach.

1.Liverpool

2.Barcelona

3.Inter

4.Borussia Monchengladbach

Manchester City (vazo 2)

Pep Guardiola mund të takojë ish-skuadrën e tij Bayern Munchen në fazën e grupeve, por nuk mund të gjendet në ‘grupin e vdekjes’ pasi mund të gropohet me Atalantan dhe Marseillen.

1.Bayern Munich

2.Manchester City

3.Atalanta

4.Marseille

Manchester United (vazo 2)

Ashtu si Man City, Unitedi mund të grupohet me fituesit aktual Bayern Munichun dhe mund të takohen gjithashtu ndaj Interit sikurse Reds.

Klubi i madh francez, Marseille, gjithashtu mund të tërhiqet si pjesë e grupit për ekipin e Ole Gunnar Solskjaer.

1.Bayern Munich

2.Manchester United

3.Inter

4.Marseille

Chelsea (vazo 2)

Shpenzuesit e mëdhenj të Chelseat mund të përfundojnë gjithashtu në ‘grupin e vdekjes’ me Bayernin, i cili i eliminoi ata sezonin e kaluar, Interin dhe Marseillen.

1.Bayern Munich

2.Chelsea

3.Inter

4.Marseille

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Ndërkombëtare
Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Ndërkombëtare
United i gatshëm të ofrojë Greenwoodin dhe para për yllin e Barcelonës

United i gatshëm të ofrojë Greenwoodin dhe para për yllin e Barcelonës

Premier League
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Gjiganti anglez ofron 15 milionë euro për Ernest Muçin

Gjiganti anglez ofron 15 milionë euro për Ernest Muçin

Premier League
Kalo në kategori