Messi gjithmonë i ka tejkaluar problemet me klubin dhe në sezonin pasues Barca ka shkëlqyer
Pas humbjes turpëruese nga Bayern Munichu në Lisbonë, Lionel Messi nisi duelin e tij më të fundit me udhëheqësinë e Barcelonës. Ai kërkoi përmes faksit që ta lejonin të largohej, por në fund vendosi të qëndronte deri në fund të kontratës për të shmangur ndonjë përballje në gjykatë me klubin.
“Do të qëndroj te Barcelona dhe qëndrimi im nuk do të ndryshojë, sepse kam dashur të largohem. Do të jap më të mirën. Gjithmonë dua të fitoj, jam konkurrues dhe kurrë nuk më pëlqen që të humb”, kishte thënë argjentinasi për Goal.
Kjo deklaratë ishte dëshmi, se përkundër se e pati të pamundur të largohej, Messi e fitoi edhe një duel me klubin, kur kihet parasysh ndryshimet mëdha që u bënë para fillimit të sezonit të ri. Situata të ngjashme kanë ndodhur edhe në të kaluarën dhe superylli ka dalë gjithmonë fitues.
Nga Rijkaard te Guardiola në vitin 2008
Sezoni i fundit i Frank Rijkaard si trajner i Barcelonës (2007/2008) ishte ndoshta më i keqi në karrierën e Messit me katalunasit.
Blaugranët përfunduan në vend të gjashtë në La Liga, u eliminuan në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve nga Manchester Unitedi dhe u përjashtua nga Kupë e Mbretit nga Valencia që asokohe drejtohej nga Ronald Koeman.
Presidenti i atëhershëm, Joan Laporta, i mbijetoi mocionit për mosbesim, ndërsa Leo shkoi në Kinë për ta fituar medaljen e artë me Argjentinën në Lojërat Olimpike.
Kur u kthye te Barcelona, erdhi Pep Guardiola, i cili ndryshoi gjithçka duke bërë revolucion me largimin e yjeve, si Ronaldinho e Deco.
Në sezonin pasueses (2008/2009), Messi shënoi 38 gola dhe dhuroi 18 asistime, Barcelona e fitoi La Ligan, Kupën e Mbretit dhe Ligën e Kampionëve – tripletën e parë në histori, ndërsa argjentinasi e fitoi edhe Topin e Artë.
Nga Tata Martino te Luis Enrique në vitin 2014
Pos Superkupës së Spanjës, skuadra e Tata Martinos nuk fitoi trofe të tjera në sezonin 2013/2014.
Atletico Madridi i mposhti në garën për titullin e Spanjës dhe i eliminoi nga Liga e Kampionëve, kurse Real Madridi i mposhti në finale të Kupës së Mbretit.
Në verën e vitit 2014, bordi i Barcës ishte i preokupuar me çmimin e transferimit të Neymarit, ndërsa Messi e kërkoi largimin nga klubi.
Një bashkëbisedim me Tito Vilanovan e bindi numrin 10 të qëndronte dhe kjo ishte gjë e mirë. Luis Enrique u caktua si pasues i Martinos dhe i largoi nga skuadra lojtarët, si Cesc Fabregas e Alexis Sanchez, ndërsa e solli Luis Suarezin.
Sulmi i njohur si MSN i solli një tjetër tripletë Barcelonës, ndërsa Messi shënoi 58 gola dhe dhuroi 29 asistime në të gjitha garat, duke e fituar Topin e Artë para Cristiano Ronaldos.
Situata aktuale
Barcelona dhe Messi u gjetën në situatë të ngjashme në fillim të sezonit 2020/2021. Pas trazirave dhe ndryshimeve të mëdha në klub para fillimit të sezonit të ri, argjentinasi u konsiderua si pjesë e rëndësishme e projektit të Koeman, i cili u angazhua në vend të Quique Setien.
Skuadra e holandezit i ka predispozitat për t’i përjetuar sukseset e ekipeve të Guardiolas dhe Luis Enriques që kishin kaluar nëpër situata të ngjashme.
Tashmë nga skuadra janë larguar emra, si Ivan Rakitic, Arturo Vidal e Luis Suarez, ndërsa pritet të shihet se cili do të jetë intervenimi i madh në treg.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRuben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A
Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Guardiolën ta rinovojë kontratën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A