LAJMI I FUNDIT:

Arrihet marrëveshja mes klubeve, Dias shënon gol në ndeshjen e fundit për Benficën dhe do t’i bashkohet Manchester Cityt

Arrihet marrëveshja mes klubeve, Dias shënon gol në ndeshjen e fundit për Benficën dhe do t’i bashkohet Manchester Cityt

Ruben Dias mund të quhet një lojtar i ri i Manchester Cityt, edhe pse mungon vetëm zyrtarizimi.

Manchester City dhe Benfica kanë arritur marrëveshje për yllin portugez pas shumë ditësh negociatash.


Gjiganti anglez ka ofruar 55 milionë euro, plus shërbimet e qendërmbrojtësit Nicolas Otamendi që do t’i bashkohet Benficës.

Fabrizio Romano ka publikuar edhe detajet nga kjo marrëveshje, ku bëhet e ditur se Diaz do të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare me klubin e udhëhequr nga Pep Guardiola.

Në anën tjetër Otamendi do ta vazhdoj karrierën në Portugali ku do të firmosë një kontratë tri vjeçare me Benficën.

Gjatë orëve të ardhshme pritet vetëm të zyrtarizohet kjo marrëveshje, pasi Diaz ka luajtur mbrëmë ndeshjen e fundit me Benficën dhe ka marrë rrugë për në Angli.

Ai ishte edhe kapiten i Benficës ndaj Moreirenses ku edhe shënoi një gol dhe u shpreh shumë emocional pas ndeshjes.

“Kjo ishte një ndeshje shumë e rëndësishme për mua dhe isha në gjendje ta kurorëzojë me gol ishte diçka shumë e veçantë”.

“Të gjithë në klub e din pse ishte e veçantë kjo ndeshje për mua dhe ta bartja edhe shiritin e kapiteni ishte diçka fantastike”, deklaroi Dias pas ndeshjes me lot në sy, por pa përmendur në asnjë moment Manchester Cityn.

23-vjeçari pritet që sot të marrë rrugë për në Angli, ku pastaj do t’i kryejë testet mjekësore dhe të zyrtarizohet te Manchester City. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori