LAJMI I FUNDIT:

Hadergjonaj bëhet me skuadër të re, udhëton drejt Turqisë për të nënshkruar

Hadergjonaj bëhet me skuadër të re, udhëton drejt Turqisë për të nënshkruar
Florent Hadergjonaj. (Photo by Dan Istitene/Getty Images)

Florent Hadergjonaj pritet të rikthehet në futbollin turk, pas tetë muajve huazim.

Mbrojtësi i Kosovës ishte i huazuar te Kasimpasa nga Huddersfield nga janari, teksa klubi nga Stambolli do ta rikthejë përsëri atë.


Ajansspor ka raportuar se Kasimpasa ka fituar garën për të nënshkruar me mbrojtësin kosovar.

26-vjeçari gjatë ditës së sotme pritet të udhëtojë drejt Stambollit me menaxherin e tij Flakron Hadergjonaj për të nënshkruar kontratën.

Marrëveshja mes dy klubeve është arritur, por që nuk janë zbuluar detaje financiare nga mediat.

Hadergjonaj shkëlqeu pas huazimit te Kasimpasa nga janari ku zhvilloi 18 ndeshje me klubin nga Stambolli.

Reprezentuesi kosovar u kërkua edhe nga skuadrat tjera turke si Fenerbahce e Besiktas, por në fund duket se e ka bindur oferta më e mirë e bardhekaltëeve të Kasimpasas.

Për Hadërgjonajn, Kasimpasa është klubi i katërt në karrierë, pasi më parë ka luajtur edhe për Young Boys Bern, Ingolstadt e Huddersfield. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori