LAJMI I FUNDIT:

Ngjela: Ismail Kadarenë kanë dashur ta arrestojnë

Ngjela: Ismail Kadarenë kanë dashur ta arrestojnë

Avokati Spartak Ngjela, duke folur për librin e Qemal Lamës për Ismail Kadarenë, deklaroi se Enver Hoxha donte ta arrestonte Ismail Kadarenë, porse e pengoi opinioni publik francez.

“Janë të vërteta deklaratat e Qemal Lamës. Me muaj të tërë në hetuesi kanë pyetur Bashkim Shehun që të flasë kundër Ismail Kadaresë, por nuk ka folur. Janë të dokumentuara. Kur të hapen arkivat, janë aty. Djalin e Mehmet Shehut e pyesin në lidhje me këtë që them unë. Ismail Kadare nuk ka shpëtuar nga mëshira, por ishte shkrimtar i madh, një prekje e tij do të trondiste opinionin francez. Enver Hoxha ka thënë se nuk nxjerr disident unë. Po, kanë dashur ta arrestojnë Kadarenë. Për ‘Pallatin e Ëndrrave’ e shpëtuan francezët”, tha Ngjela. /BW/