Gjatë periudhës janar-gusht, Administrata Tatimore e Kosovës ka arritur të realizojë mbi 302 milionë euro të hyra.
Por si shumë institucione të tjera edhe ATK-ja gjatë kohës së pandemisë COVID-19 ka hasur në vështirësi, gjë që i ka pamundësuar edhe zbatimin e objektivave.
“Administrata Tatimore e Kosovës, në periudhën janar-gusht 2020 ka arritur të realizojë 302.3 milionë euro, të hyra tatimore si dhe pjesa prej 120.5 milionë euro kontribute pensionale. Realisht gjatë kësaj periudhe ATK-ja ka pasur edhe vështirësitë e veta në zbatimin e objektivave të tyre dhe në realizim të qëllimit primar që ka realizimin e të hyrës tatimore për buxhetin e shtetit, por edhe të të hyrave të tjera të cilat janë në drejtim të luftimit të informalitetit”, tha për Ekonomia Online drejtori i këtij institucioni, Ilir Murtezaj.
Ai thotë se ATK-ja, prej janarit e deri me 18 mars ka pasur performancë të shkëlqyer duke arritur të tejkalojë edhe planin e paraparë në fillim të vitit për 3.62 për qind.
“Në periudhën janar-gusht 2020 ne duhet ta ndajmë në dy etapa, në periudhën para pandemisë prej janarit deri me 18 mars, ku gjatë kësaj periudhe ATK ka pasur një performancë të shkëlqyer duke arritur ti tejkalojë planin e paraparë në fillim të vitit për 3.62 për qind si dhe të tejkalon të hyrat e realizuara të periudhës janar-18 mars 2019 për 11.2 për qind. Pas 18 marsit si rezultat i ndikimit të pandemisë atëherë kemi pasur një trend të rënies të të hyrave tatimore si rezultat i pandemisë edhe por edhe të dy vendimeve të ministrisë së Financave për zgjatje të afatit për deklarimin e pagesë së tatimeve gjë që kjo ka bërë që periudha mars-prill të kemi një rënie të theksuar të hyrave tatimore, dhe me një rikthim në periudhën maj-qershor në realizim të tejkalimit të hyrës maj dhe qershor, prapë periudha korrik-gusht një rënie më të lehtë të hyrave tatimore gjatë kësaj periudhe”, tha ai.
Murtezaj thotë se pritjet kanë qenë se rikthimi do të ndodhte në muajin qershor.
“Pritjet tona kanë qenë që në qershor të kemi një rikthim të hyrave tatimore për buxhetin e shtetit bazuar gjithnjë në parashikimet e ekspertëve. Por fatkeqësisht edhe si rezultat i mosardhjes së bashkatdhetarëve tanë dhe prurjes së temitencave nga ana e tyre ka bërë që të zbehet ekonomie e vendit, pastaj faktor tjetër është pamundësia qe shteti i Kosovës të mund t’i përkrahë bizneset në kuptim nxitjes së konsumit duke ndihmuar ekonominë në këtë rast”, ka thënë Murtezaj.
Por pandemia COVID-19 ka ndikuar që në Administratën Tatimore të rritet edhe stoku i borxheve. Murtezaj thekson se kanë pasur rritje të stokut të borxheve prej 53 milionë euro.
E duke marr parasysh edhe humbjet e mëdha që kanë pasur bizneset në këtë kohë, Administrata Tatimore e Kosovës u ka ofruar bizneseve lehtësira në pagesën e borxheve.
ATK-ja u ka mundësuar bizneseve që t’i programojnë borxhet e tyre me këste për pagesë.
“Realisht periudha prej fillimit të pandemisë, ka bërë që te ne të rritet stoku i borxheve. Kemi pasur një rritje të stokut të borxheve prej 53 milionë euro në periudhën pas fillimit të pandemisë në raport me fillimin e vitit, duke i dhënë mundësi bizneseve që t’i programojnë borxhet e tyre me këste për pagesë, një që edhe bizneset e kanë mirëpritu këtë drejtim si dhe jemi avancim në këtë drejtim dhe këtë e dëshmon raporti janar-qershor gjë që tregon se gjatë kësaj periudhe kemi dyfishim vlerës së tatimit që janë programuar, borxhet të cilat janë programuar mbi 100 për qind më tepër se në periudhën e njëjtë të vitit 2019. Ne si institucion brenda mundësive dhe kapaciteteve ligjore kemi bërë veprimet tona duke i ofruar mundësi bizneseve por edhe në aspektin e rimbursimit të mjeteve kemi avancuar me ngritje e sistemit brenda ATK, që t’i identifikojmë të gjitha rastet që për neve si ATK nuk paraqesin rrezik”, përfundon ai. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
1 Maji, Kurti thërret për solidaritet dhe organizim sindikal
Dita e punëtorëve, Tahiri: Sot nuk ka vend për festë – Qeveria mund të festoj dështimet
UBT ndan çmimin më të lartë institucional për Rektorin e Trakya Üniversitesi, Prof. Dr. Erhan Tabakoğlu dhe bën hapjen e Teknoparkut Ndërkombëtar
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
1 Maji, Kurti thërret për solidaritet dhe organizim sindikal
Kosova arrin vlerësimin e parë kreditor sovran, Rukiqi i LDK-së: Duhet të shqetësohemi për kategorinë BB-
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës