LAJMI I FUNDIT:

Ismet Beqiri i reagon Vjosa Osmanit: Askush në LDK nuk po feston largimin tuaj

Ismet Beqiri i reagon Vjosa Osmanit: Askush në LDK nuk po feston largimin tuaj

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës i cili është edhe deputet i kësaj partie në Kuvendin e Kosovës, Ismet Beqiri i është përgjigjur kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani.

Beqiri, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se askush në LDK po nuk feston largimin e Vjosa Osmanit.


“Unë kam respekt për Vjosën por nuk është e vërtet që dikush po gëzohet e po feston në LDK për largimin e saj. Kjo nuk i ndihmon as asaj e askujt”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Nënkryetari i LDK-së ka thënë se Osmani është dashur ta reformojë LDK-në nga brenda e jo të bëjë deklarata pas largimit.

Ismet Beqiri nuk ka dashur ta zbulojë votën e tij në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së për përjashtimin apo jo të Vjosa Osmanit por ai ka thënë se njëherë në zgjedhje lokale i ka lëshuar rrugë kësaj të fundit për të garuar për Prishtinën.

Beqiri thotë se Vjosa Osmani ka pasur kontribut në rezultatin e zgjedhjeve të fundit në LDK.

Faza e dytë e agresionit rus në Ukrainë: Kontrolli i Donbasit, por edhe bashkimi me rajonin e Moldavisë
Lexo po ashtu Faza e dytë e agresionit rus në Ukrainë: Kontrolli i Donbasit, por edhe bashkimi me rajonin e Moldavisë

“Zonja Osmani mund të hidhërohet, por vendimet e partisë edhe kur ka votuar kundër është dashur t’i respektojë vendimet e partisë…Nëse vendimet e partisë nuk respektohen nuk mund të konsiderohet se ka bërë “hajër” në LDK”, tha ndër të tjera Ismet Beqiri./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Siguri
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Tragjedia në Shkodër, gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë në lumin Buna

Tragjedia në Shkodër, gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë në lumin Buna

Lajme
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
​“Nuk ka asnjë emër që ka pushtuar botën më shumë sesa Skënderbeu”

​“Nuk ka asnjë emër që ka pushtuar botën më shumë sesa Skënderbeu”

Lajme
Kalo në kategori