LAJMI I FUNDIT:

Tragjedia në Shkodër, gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë në lumin Buna

Tragjedia në Shkodër, gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë në lumin Buna

Është gjetur edhe trupi i pajetë i fëmijës së dytë në lumin Buna, ndërsa vazhdojë kërkimet për nënën dhe fëmijën tjetër. 

Dy ditë më parë është gjetur trupi i pajetë i motrës së saj, 9-vjeçares, e ndërsa palombarët e RENEA, efektivët e FA, peshkatarët e banorët e zonës vijojnë kërkimet për nënën e tyre, Alma Arrazi dhe djalit të vogël 3-vjeçar.


E gjithë ngjarje dyshohet se ka ardhur për shkak të dhunës në familje që ishte përballur prej disa kohësh Alma së bashku me fëmijët e saj.

Megjithatë, ministri i Brendshëm, Taulnt Balla në një deklaratë për mediat nga Shkodra se nuk ka pasur një denoncim nga gruaja për dhunë familje nga bashkëshorti.

“Nuk ka pasur denoncim, por ndonjëherë nuk duhet të presim denoncimet, duhet të rrisim përmes inteligjencë policore, përmes bashkëpunimit për të marrë informacione”, u shpreh ministri.

Balla shtoi se ky është një moment reflektimi për Policinë e Shtetit, për të parandaluar dhe për të reaguar në kohë para se të ndodh tragjedia.

Nëna dhe fëmijët u hodhën në lumin Buna, 9-vjeçarja përcillet sot për në banesën e fundit
Lexo po ashtu Nëna dhe fëmijët u hodhën në lumin Buna, 9-vjeçarja përcillet sot për në banesën e fundit

“Ne kemi përgjegjësitë tona si shoqëri në tërësi sepse duhet të japim më shumë vajzave dhe grave që ta denoncojnë, që ta kalojnë këtë momentin e vështirë, të dhunës në të gjitha format, na duhet një shkëputje nga kjo situatë në kuptimin e një reagimi mbarë shoqëror, sepse një rol të rëndësishëm këtu luan shoqëria”, u shpreh Balla.

FOTO: Kërkimet në lumin Buna

Ndërsa, në atë që njihet dhe festohet si dita e luleve në Shkodër, qytetarë të qytetit dhe përfaqësues të bashkisë kanë marshuar në urën e Bunës dhe kanë hedhur lule në ujërat e lumit.

Teuta Qyteza, nënkryetare e Bashkisë Shkodër shprehu solidarizimin e gjithë qytetit për humbjen e rëndë të jetëve të pafajshme, ndërsa bëri thirrje të denoncohet dhuna edhe kur nuk ndodh brenda dyerve të shtëpisë sonë.

“Jemi sot të gjithë se bashku, në këtë ditë që Shkodrës i fali 6 majin ditën e luleve në kërkim të disa luleve që u shkëputën tragjikisht nga jeta. 6 maji në Shkodër festohet me fëmijë, lule, me këngë, recitime, por sot të gjithëve u mungonte diçka thelbësore shpirtërore. Është ky kërkim që vazhdon ende të bëhet sepse ende nuk janë gjetur tre trupa, për të cilën asgjë s’na ndalon të shpresojmë se mund t’i gjejmë gjallë, por është gjetur Eriselda që sot përcillet në banesën e fundit. Si nënë si grua si përfaqësuese e bashkisë Shkodër ndihem shumë e trishtuar dhe e pikëlluar… Lutemi për Eriseldën dhe që nëna me dy fëmijët e tjerë të gjenden shëndoshë e mirë”, tha ajo, transmeton Telegrafi.