LAJMI I FUNDIT:

Takohen Zemaj dhe Filipçe në Shkup, do të diskutojnë për hapjen e kufijve

Takohen Zemaj dhe Filipçe në Shkup, do të diskutojnë për hapjen e kufijve

Ministri i Shëndetësisë së Kosovës Armend Zemaj, ka arritur në Shkup ku do të realizojë takim me ministrin Venko Filipçe.

Në një prononcim për Alsat, Zemaj tha se tema e takimit me Filipçen do të jetë pandemia dhe menaxhimi i saj.


“Do ta takoj homologun tim, sigurisht aktualiteti është pandemia dhe menaxhimi i saj. Sigurisht gjitha temat që lidhen me aspektin e shëndetësisë do t’i bisedojmë. Relativisht kemi edhe kontakte tjera, do të vazhdojmë bashkëpunimin”, tha Zemaj.

Në pyetjen nëse është për hapje të kufijve pa kushte, ai tha se do të vlerësohet situata epidemiologjike dhe më pas do të vendoset.

“Ne do të jemi në vlerësim të situatës së re epidemiologjike dhe në bazë të analizave dhe statistikave të profesionistëve shëndetësor do të veprojmë edhe neve si vendimmarrës. Në Kosovë rezultatet janë shumë të mira, kemi rënie të numrit të infeksionit”, tha Zemaj, para takimit./Telegrafi/