LAJMI I FUNDIT:

Ish-deputeti Andin Hoti shërohet nga coronavirusi

Ish-deputeti Andin Hoti shërohet nga coronavirusi

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Andin Hoti është shëruar nga coronavirusi.

Hoti ka thënë se pas dy javësh betejë të rëndë me virusin COVID-19, tashmë është shëruar plotësisht, transmeton Telegrafi.


Ish-deputeti i PDK-së, në shkrimin e bërë në Facebook, ka përshkruar disa nga simptomat që kë pasur gjatë kohës sa ka qenë i infektuar me virus.

“Qysh në fillim kam pasur vështirësi në frymëmarrje e shoqëruar me kollë dhe humbje të tërësishme të shijes dhe nuhatjes.

Mbi të gjitha, sipas mendimit tim efekti psikologjik ka luajtur rol të madh në shëndetin tim, si për t’mirë si për t’keq.

Prandaj kushdo që po ballafaqohet me këtë virus, apo kushdo që e ka dikë të afërt me këtë virus, të keni kujdes në informatat e pa verifikuara, fokusohuni vetëm në informatat e organeve kompetente për këtë virus (OBSH etj.)”, ka thënë ai.

Hoti ka falënderuar mjekët dhe infermierët për punën e tyre kundër virusit COVID-19.

“Shqetësimet e ndryshme janë të panevojshme dhe vetëm sa e vështirësojnë ballafaqimin me virus. Natyrisht që pa mantilbardhët vështirë të kalohet lehtë ky virus. Prandaj faleminderit secilit prej mjekëve, infermierëve dhe stafit të Institucioneve Shëndetësore për punën e tyre të stërlodhshme kundër virusit COVID-19”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

Lajme
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Viti, vidhet një kasafortë me para

Viti, vidhet një kasafortë me para

Kronika e Zezë
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori